>
LETERSISHQIP

Vrap Për Garë E Barrë

Një kryefamiljar
Kishte dy gomarë,
Njërin që bën gara
E tjetrin për barrë.

Ai që mbarte sende
U lendua një ditë,
Nga dhimbja e trupit
Sytë si bënin dritë.

Edhe kur pushonte
Nën pemën me hije,
Nuk mund ta duronte
Kërcitjen në ije.

Por tjetri gomar
I të njejtës shtallë,
N’vend që ta ndihmonte
Fillonte me e tall.

Zgërdhihej pandalur
Me gojën e madhe,
Se çfarë ndjente miku
Nuk mërzitej fare.

Dhe s’kaloi shumë kohë
E dëgjoi pronari,
I tha, eja pakëz
Eja lum gomari!...

Prej sot i lënduari
Do merr pjesë në gara,
Kurse ty zotrote
Të qoftë më fat barra.

Pa të shoh çka ndjen
Kur djersitet balli,
Kur mbi shpinën tënde
Të rëndon samari.
….
Tashme i sëmuri
Po e merrte veten,
Lëndimet e tij
Për pak ditë u tretën.

Ndërsa familjari
Ndryshe e shikonte,
Në mëngjes e krehte
Faqet ia lëmonte.

Shtallën ia stolisi
Me dhjetra kumbona,
Dhe veç me një prekje
Larg ndihej jehona.

Çdo pesë orë i sillte
Ushqim kalorik,
Ta mbante në formë
Për muajin korrik.

Dilnin në djerrina
Forcën ia testonte,
Për garat verore
Sa mund të ushtronte.

***
Pra durim se vjen një ditë
Punëtori të vlerësohet,
Vjen ai çast kur padrejtësia
Del në shesh dhe shpejt gjykohet.

Kemi shembuj nëpër botë,
Gjithkush ha bukën e vet,
Nuk mban ves se çka bën tjetri
Çfarë makine po e nget.

A ka orë në dorë a s’ka
Ku shtrin këmbët në stinë vere,
Shkon në det apo ndjek malin
Të mbledh lule manaferre.

18. 04.2020