TEKSTESHQIP

Sherif Merdani
Fqinja
Lyrics

Fqinj e bukur lozonjare
Ç'mi ul sytë si petale
Që për ty kendoj një keng,
Le ta kuptojnë.

(2x)
Shikimet e tua më bëjn të lumtur,
Jo s'qenka e lehtë me fqinj të bukur.
Si lindi papritur kjo dashuri,
Gjith ëndrat e mija vajz vrapon tek ty.

(2x)
Në dritre fqinj e bukur sa her të shoh,
Pran të kam por larg më qëndron.
Dhe kur matem që ti flas më iken ajo,
Indiferente je, indiferente shkon.

(2x)
Kur befas një ditë përball qëllove,
Buzqeshjen çapkëne vall, pse e harrove?
Mos vall kaq e thjeshtë, ësht' dashuria?
Kur syt kërkojn ndjesë dhe thon një "PO"

Në dritare fqinj e bukur sa her të shoh,
Pran të kam, e larg më qëndron.
Kur i flas të dalim bashkës më vjen shpejt ajo,
Indiferente sje, në fund një "PO" ma the.

La la ra la la ra ra la la

DËRGOI: