>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 21 Gusht 2013, Shkelzen Doli publikon videoklipin "Vendit Tim", në bashkëpunim me Artan Bakija, Vesa Smolica, Ruzhdi Sadiku & Agron Peni. Violinisti i Filharmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, ka treguar se nuk e harron qytetin e tij të lindjes, Gjakovën. Nga një bisedë e thjeshtë me kantautorin Artan Bakija, atyre u lindi ideja për t’i kushtuar një këngë “dhuratë” Gjakovës. Dhe ja ku erdhi kënga “Vendit tim”, e zhanrit pop-mediteran, kompozuar nga Artan Bakija, me orkestrim të Shkëlzen Dolit dhe tekst të Ajet Bejiqit, nën interpretimin e vet Artanit dhe interpretuesve Vesa Smolica, Ruzhdi Sadiku dhe Agron Peni. “Ky është një mesazh i shumë artistëve për qytetin e tyre, me plotë nostalgji, duke i kujtuar secilit se kanë ‘obligime’ ndaj qytetit të lindjes, e aq më shumë Gjakovës që gjithmonë ka qenë porta e kulturës dhe traditës së mirëfilltë”, shprehet më tej Bakija. Klipi është xhiruar në ambiente të ndryshme të qytetit të Gjakovës dhe vjen si projekt i vetë financuar nga artistët.
KATEGORI: