>
BIOSHQIP

Shkendije Mujaj Vs Panorama

11-12-2012
Shkëndije Mujaj ka reaguar ndaj mediave rozë, veçanërisht gazetës Panorama, madje duke përdorur sharje.
Pas largimit nga "Vip Shpija", Shkëndije Mujaj postoi një foto nudo, e cila bëri skandal në vend. Të gjitha mediat rozë, Kosovë e Shqipëri, mbushëm faqet me lajmin për të.

Ky është artikulli i publikuar nga "Panorama":

--------------------
"Pas dështimit te 'VIP shpija', Shkëndija gjen një tjetër mënyrë për të bërë bujë"

Nuk është hera e parë që ajo shfaqet provokuese, por është hera e parë që provokon në këtë mënyrë kaq të drejtpërdrejtë.

Këngëtarja kosovare, Shkëndije Mujaj, këtë radhë ka dashur që të shpërthejë, për t'u treguar fansave se sa shumë i do. E cili mashkull nuk do i donte vithet e saj?

Por ama të ishin natyrale sigurisht. Me gjithë ngulmin e saj për të deklaruar se ka shumë vite që ushtron për të pasur formën që ka tani, e vërteta doli në shesh pikërisht në spektaklin e reality show "VIP shpija", ku Shkëndija doli vetëm pak ditë pasi u bë pjesë e lojës.

Silikoni në vithet dhe trupin e këngëtares ka qenë shkak që ajo është skualifikuar me kohë.

Edhe pse ajo u mundua të arsyetojë se brenda shtëpisë banorët kanë dashur t'i prekin vithet sikur nuk kanë parë femra me sy, por pas daljes nuk i mbeti asgjë tjetër vetëm të publikojë foto të nxehta, madje duke hequr edhe mbathjet për të kënaqur syrin e fansave të saj… /femina/
------------------

Por, pas këtij artikulli ka reaguar edhe vetë këngëtarja/modelja, për të sharë mediat rozë.

Ajo në faqen zyrtare të saj, postoi një shkrim revoltues ndaj gazetës "Panorama" duke u shprehur shumë e inatosur me shkrimin e tyre dhe, mes tjerash, duke thënë: "Shkëndija ka bërë bujë atë ditë që ka lindë".
(Telegrafi)

Shkendije Mujaj Vs Panorama