>
BIOSHQIP

Shkendije Mujaj Mbulohet!

12-07-2013
Kanë filluar të qarkullojnë fotografi në rrjete sociale dhe në portale të ndryshme se femra e cila njihej për ekspozimin e trupit të saj marramendës ka vendosur që t’i kthehet ‘rrugës së Zotit’ dhe të mbulohet sërish më Ferexhe.

Telegrafi ju sjell fotografi që besohet se shfaqin Shkëndijën të mbuluar.

Në profilin e saj zyrtar në Facebook, ajo e vërteton vet faktin se është një muslimane e devotshme, duke shkruar postime tejet fetare.

“Të falënderoj ty o Allah, që më bëre falënderues ndaj teje. Të falënderoj ty o Allah edhe atëherë kur jam e hutuar dhe e mashtruar me të tjerët. Ti më mjafton mua”, shkruan në një prej postimeve të bëra nga Shkëndija më 17 qershor të këtij viti.

Shkëndija, e cila ka qenë e mbuluar disa vite më parë, vendosi që të bënte një jetë të re, duke ekspozuar trupin e saj në fotografi të ndryshme në internet dhe duke marrë pjesë në reality shou me një fjalor dhe sjellje tejet eksplicite jashtë konturave fetare.
(Telegrafi)

Shkendije Mujaj Mbulohet!