>
BIOSHQIP

Rrëfimi I Shkëndijes, Këngetarja E Mbyllur Në Shtëpi

20-07-2013
Eshte pa diskutim nje nder femrat me te komentuara ne Shqiperi dhe Kosove. Shkendije Mujaj eshte nje emer mjaft i lakuar nga publiku shqiptar, e me shume sesa per kenget qe ka lancuar deri me tani ne treg, ajo njihet si nje femer e bukur, plot hire, per format trupore te rrumbullakosura dhe fotot provokuese, qe here pas here poston ne rrjetet sociale. E lidhur fort me vendlindjen e saj, Pejen, jeta e Mujajt prej disa vitesh eshte e ndare mes Kosoves dhe Zvicres. Do te donte te ishte me aktive ne art, sepse muzika eshte nje nder pasionet e saj me te medha, por “lutja” e familjes, te cilet asnjehere nuk kane dashur qe t’i hyje botes se muzikes i kane stepur hovin e saj, por jo ndalur. Ajo na tregon se ka disa projekte profesionale ne mendje, por duke qene se jemi ne Muajin e Ramazanit dhe po agjeron eshte ne nje periudhe pauze. E pikerisht lidhur me besimin e saj ne Zot, raportin me veten dhe meshkujt, nderhyrjet plastike, komentet ngacmuese qe merr, aktiviteti ditor, marredhenia me fansat, etj., Shkendija na i zbulon ne intervisten, dhene per “Koha Jone”.

Me se po merreni momentalisht Shkendije?

Per momentin kam nderprere te gjitha aktivitetet sa i perket artit per shkak agjerimit.

Sa kenge numeroni deri me tani dhe cila prej tyre mbetet me e dashura per ju?

Gjithsej 16 kenge ne gjuhen shqipe, ndersa kenga qe mbetet me e dashur per mua eshte ajo me titull, “Zemra m’loton gjak”, kurse nga albumi anglisht, “This is the time” dhe “Rainbow of Love”.

Mund te na permendi disa nga bashkepunetoret me te mire ne muzike dhe per cfare i vleresoni me se shumti?

Virusi , Elita 5, Ilir Berani, Enis Presheva, jane disa nga emrat e bashkepunetoreve te mi, te cilet i vleresoj me se shumti per profesionalizmin e tyre.

Çfare mendoni se ju ben me te vecante se artistet e tjera Shkendije?

Hmmm… une se mendoj shume gjera. Secila ka histori te ndryshme qe e ka perkrahur deri tek suksesi, ose fama, ndersa une jam totalisht e kunderta e asaj cka jeni mesuar te shihni deri me tani. Familja ime ka qene kunder qe ne fillim kur une kam shprehur deshiren per t’u bere kengetare dhe per shkak te kesaj kam qene vetem pjeserisht aktive ne muzike. Edhe kur kam pasur te dashur ka ndodhur e njejta histori, domethene ishte tendenca per te me mbyllur ne shtepi. Keshtu, menyra e vetme per mua ka qene interneti dhe dukja fizike qe ka rene me shume ne sy. Dhe e bukura e gjithe kesaj historie eshte se, mediat kane trokitur tek une dhe jo une tek mediat, gje qe me ben edhe me krenare.

Emri juaj tashme eshte i njohur edhe fale hireve tuaja. Si ndjeheni teksa degjoni dhe merrni kaq shume komplimente?

Falenderoj Zotin gjithnje per hiret e mia, por e kam edhe gjenetike paraqitjen. Babai im sot duket fizikisht me ne forme, sesa disa djem te rinj.

Komplimenti, komenti, apo mesazhi me i bukur qe ju kane derguar fansat?

Ka shume, por me pelqen kur e kuptojne se jam e thjeshte dhe kur e kuptojne kete me thone, “wow s’qenke fare mendjemadhe”, ose kur me takojne live me thone, “qenke me e mire”.

Po ndonje simpatizant ne vecanti?

Hmm… t’ju them te drejten kam disa simpatizante pak te cuditshem, saqe kane filluar te me sillen edhe rreth baneses. Kjo gje me frikeson pak.

Çfare vleresoni me shume ne karakterin tuaj?

Qe kam zemer per te gjithe, ne menyra te ndryshme.

Po fizikisht dhe pse?

Hmmm … te pasmet natyrisht. Dhembet, buzet syte, sepse me pyesin gjithmone “a jane tuajat vertete?”!

Dime qe jeta juaj eshte e ndare mes Kosoves dhe Zvicres. Çfare ju lidh kaq shume me Zvicren dhe cfare ju pelqen me se shumti atje?

Une ne Zvicer jam rritur, ndersa ne Peje kam lindur. Ka shume dallime mes ketyre vendeve, duke nisur qe nga mentaliteti, kultura, etj. dhe natyrisht ndryshe funksionon Zvicra si shtet e ndryshe Kosova ime, por sidoqofte e dua shume vendin tim, ashtu sic eshte. Ka shume nevoje per ndryshime, por gjithcka me kohen. Akoma jemi ne proces zhvillimi. Ne Zvicer me pelqen me se shumti pastertia, siguria ne cdo aspekt dhe mbi te gjitha ligjet qe funksionojne sic duhet.

Si e shihni jeten e te rinjve ne Kosove? Po jeten artistike ne vend?

Rinia e Kosoves ka shume potencial ne lemi te ndryshme, jane shume pozitive edhe pse shteti nuk ju ofron shume mundesi, megjithate kane vullnet dhe jane te qeshur, optimiste e kreative. Me pelqen shume rinia shqiptare dhe e them pa frike se eshte me bukura nga cdo rini qe kam pare. Sa i takon jetes artistike ne vend, per fat te keq rinia ne Kosove nuk ka shume mundesi per te shfaqur talentin, por sidoqofte me pelqen qe jane te gatshem te punojne, pavaresisht se nuk ju sjell edhe aq fitim material.

Çfare beni ne nje dite te zakonshme ne qytetin tuaj?

Kur vij ne Peje te mami jam si ne Hotel. Edhe ketu ku jam rritur, pra ne Zvicer gjithashtu jam si ne Hotel Officiel. Kur zgjohem ne mengjes, pike se pari pij nje kafe turke, natyrisht me mamin, pastaj bejme plane per aq dite sa qendroj, ke do te vizitoj, etj.. Pastaj gatuajme darke me mamin, e cila e ka zakon me servir shume ushqime tradicionale. Ka raste qe edhe ankohet kur une dal neper qytet. Nuk i pelqen qe te dal, por deshiron qe te rri me te gjate gjithe kohes dhe kur dal me behet stres me telefonata. Ushtrimet dhe sportin i praktikoj naten e ne pergjithesi nuk bej jete nate ne Kosove.

Meqe dolem tek jeta e nates, sa dhe ku ndryshon ajo e Kosoves me ate ne Zvicer?

Jane dy bote krejtesisht te ndryshme, por secila ka lezetin e vet.

Para dy vitesh keni qene pjese e “VIP shpija”, nje spektakel mjaft i ndjekur nga shqiptaret. Si do ta cilesonit ate eksperience, tani pas kaq kohesh Shkendije?

Ne “Vip shpija” kam qene vetem mysafire, sepse prinderit ishin kunder faktit qe te hyja brenda, keshtu qe ju bera qejfin dhe isha vetem mysafire. Ka qene nje eksperience e mire, por edhe pozitive edhe negative.

Ju pelqen bota e televizionit dhe keni menduar ndonjehere te beheni pjese e saj?

Me pelqen, nese behet fjale per profesionalizem.

Hobet, pasionet tuaja me te medha, pervec muzikes?

Belly dancing, sport, leximi, meditimi ne mal.

Duke qene se shquheni per forma te mira trupore, keni menduar ndonjehere te beheni pjese e modelingut?

Jo, modelingu do shume disipline. Une s’e kam ate dhe nuk dua te jem si objekt i shume njerezve. Gjithkush te fut duart per vete, dikush ne floke, dikush ne fytyre, ndersa une kam principet e mia dhe kurre nuk i bindem dikujt. Nese me thote, “Beji floket keshtu, une bej te kunderten (qesh).

Kengetarja juaj e preferuar, shqiptare dhe e huaj?

Nuk kam ndonje preference ne vecanti. Ka disa qe me pelqejne, me sakte ndonje kenge.

Çfare eshte muzika per ju?

Muzika per mua eshte te percjellesh frymezim shpirteror te publiku edhe pse jo patjeter duhet te jete ndonje eksperience reale qe ka lidhje me jeten tone.

Opinioni yt per meshkujt shqiptar. Kush jane me te pashem, ata te Shqiperise, apo te Kosoves?

Meshkujt shqiptare jane te bukur ne pergjithesi ne paraqitje, por shumica kur bisedon me ta per fat te keq kane nje mentalitet jo me vizion te lart. Babai im eshte me liberal dhe me moderne, sesa disa djem te rinj. Une nuk e vleresoj dhe aq shume bukurine e mashkullit. Me shume me terheq intelegjenca, ndergjegjia dhe karakteri.

Çfare vleresoni me shume tek karakteri i nje mashkulli?

Tek karakteri i nje djali vleresoj lidhjen qe ka me prinderit e tij, sepse nje mashkull qe nuk respekton prinderit, pa marre parasysh cfare dhe si jane ata, tek une nuk ka shanse as per shoqeri. Lere pastaj per dicka me shume. Pastaj shpirtin human e vleresoj shume. Respektin, tolerancen dhe duhet te jete shume optimist dhe energjik.

Çfare nuk do t’i falnit kurre te dashurit tuaj?

Nuk ka dicka qe nuk ka mundesi faljeje.

Jeni e dashuruar Shkendije dhe cfare eshte dashuria per ju?

Po, ne zemren time eshte vetem Zoti. Dashuria qe mund te kete njeriu me Zotin eshte dashuria me e madhe, ndersa per te dashurin, ose burrin per te cilin ta ka bere Zoti risk, ajo eshte fat . Zoti ka thene, “kur une e dua dicka ke per ta dashur edhe ti” e ajo eshte perkohesisht, ndersa dashuria me Zotin eshte e perjetshme. Zoti eshte ndryshues i zemrave sic deshiron Ai.

Jeni perfolur nga mediat qe keni bere nderhyrje plastike ne vithe dhe fytyre. Qe ta mesojme nje here e mire nga goja juaj, mund te na thoni cila eshte e verteta?

Jo, nuk kam bere nderhyrje plastike.

Nje pjese e publikut lidhur me fotot e tua shprehet qe jane provokuese dhe shume erotike. Si reagoni kur lexoni komente te tilla?

Erotike jam vetvetiu (qesh).

Ju bezdisin thashethemet dhe cfare konkretisht?

Jo nuk me bezdisin fare, vec sa me marrin gjynahet.

Dime qe po agjeroni per Muajin e Ramazanit. Kjo eshte hera e pare qe agjeroni dhe cfare do te thote per ju besim ne Zot?

Agjeroj qe nga dita kur kam lexuar per Islamin dhe kjo ka disa vite. Falenderoj Allahun qe me perzgjodhi mua qe te jem nje nga agjeruesit e Tij. Kam besuar gjithmone ne Zot edhe kur s’kam pasur njohuri mbi islamin. Besimi ne Zot eshte nje ndjenje qe nuk mund ta pershkruaj me fjale, por mund te them qe une qaj nga gezimi kur flas me Zotin tim dhe nuk ka lutje qe nuk ma pranon. Madje, nganjehere me vjen edhe keq, sepse kur e arrij ate per cka jam lutur nuk e ndjej lumturine si ne momentin e meditimit kur jam vetem me te. Lumturia gjate lutjes dhe meditimit eshte e mrekullueshme.

Ju kemi pare te mbuluar me shami. Faleni ju Shkendije dhe per cfare i kerkoni falje Zotit me shume?

Po, eshte shume e vertete qe kam pasur shami, pra kam qene e mbuluar dhe e falenderoj Zotin qe me therret pese here ne dite per te me takuar. I kerkoj falje per cdo gje, per ato qe di dhe ato qe nuk di, me se shumti i kerkoj falje per zbulimin e bukurise.

Ndonje projekt profesional se shpejti? Çfare konkretisht?

Po kam dicka ne kete aspekt, por do jua them, pasi ta kem realizuar
(Lajme Vip)

Rrëfimi I Shkëndijes, Këngetarja E Mbyllur Në Shtëpi