>
BIOSHQIP

Shkendijaj: “Kam Fjetur Me Femër, Por Nuk Jam Lesbike”

01-09-2014
Shkendije Mujaj është një femër e cila ka bërë një numër të madh te fansash dhe gjithashtu shumë e përfolur nëpër media. Ajo provokon me foto të ndryshme, ku disa ditë i kaloi edhe në Ulqin duke u kënaqur në natyrën e mrekullueshme të këtij vendi. Ajo për Dukaj-Press deklaron se është shumë e kënaqur me pushimet në Ulqin dhe gjithashtu për herë të parë ajo flet për jetën e saj private.

-Si fillim më tregoni, pse gjithnjë nëpër rrjete sociale postoni foto gjysmë nudo ?

Shkendije: Kush nuk po poston sot foto gjysmë nudo nga show-bizi ?!!!

-Më së shumti komentoni, diskutoni për sex. Pse?

Shkendije: Sepse aty është lezeti i kësaj bote.

-Në cilën moshë keni humbur virgjërinë ?

Shkendije: 20 vjeçare.

-A besoni në dashuri ?

Shkendije: Jo nuk besoj në dashuri mes njerëzve. Ato janë vetëm përralla, përveç rob të Zotit ose prindërve!!!!

-Vali Corleone para disa kohe ka deklaruar se ka pasur marëdhënje sexuale me Ju . Sa është e vërtetë kjo ?

Shkendije: Jo, asnjëherë.

-A keni incizuar filma pornografik ?

Shkendije: Asnjëherë dhe as nuk do ndodhë kurrë ajo gjë.

Përse për momentin nuk ke te dashur ?

Shkendije: Hahah Kristjan, unë kam të dashur..

-A është e vërtetë që jeni shumë e pasur ?

Shkendije: Falenderoj Zotin jam aq e pasur sa gjithë jetën kam qenë dhe mund të jetoj e pavarur.

- Sex për nja natë ?

Shkendije: Jo…

-Cfarë duhet të ketë një mashkull në mënyrë qe t’ju pëlqej ?

Shkendije: Është ndjenjë stomaku, pastaj mund të jetë i bukur dhe mos të ketë lidhje me njohuri sexuale, mvaret nga përvoja. Mund të jetë i shëmtuar por në sex top, hehehe prandaj nuk mund ta përshkruaj, më duhet ta provoj. Mvaret për çka e ke atë mashkull… Gjithashtu më beso, me një djalë nga Kina nuk do dëshiroja ta kaloja natën në shtrat.

-Keni pasur marëdhënje sexuale me ndonjë femër?

Shkendije: Hmmmm , nuk jam lesbike ,por më ka ndodh të fle me ndonjë femër dhe të kaloj një natë paksa të nxehtë me të. Ka shumë femra që më lusin sa që nuk e imagjinon do, kam shumë kërkesa Kristjan..

-Në fund më duhet që tju pyes, kur do fitoj një puthje nga Ju ?

Shkendije: Kur të takohemi, me gjithë dëshirë... hahah puthje miqësore kuptohet Kristjan.
(Kristjan Gj. Dukaj/MalesiaJone)

Shkendijaj: “Kam Fjetur Me Femër, Por Nuk Jam Lesbike”