>
BIOSHQIP

Shkodran Tolaj: Besiana Është Nxitëse E Krijimit, Muze Për Çdo Ecje Timen Përpara...

26-07-2013
Këngëtari i mirënjohur, tenori i famshëm Shkodran Tolaj rrëfen ekskluzivisht në këtë intervistë për të rejat e fundit dhe jetën private. Ai tash e një kohë është i fejuar me këngëtaren Besiana Mehmeti, si ka filluar kjo lidhje? Sa i ka mbajtur larg distanca mes 2 shteteve? Dhe se kur do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Gjithçka na i rrëfen në këtë intervistë ekskluzive të realizuar nga teksteshqip...

Teksteshqip: Shkodran,na tregoni pak si ka filluar karriera jote si këngëtar?Në çfarë moshe keni filluar të këndoni?

Shkodrani: Koha kur kam nisur është e hershme,nga fëmijeria ime kur isha tepër i pasionuar pas çiftelisë duke e lutur babain çdo javë, ditën kur dilte të bënte pazarin në Deçan që të më blejë një çifteli.Më vonë orientimi im nderroi kahje dhe studiova në drejtim të këndimit operistik duke punuar në shumë shfaqje, koncerte me orkestër. Sidoqoftë unë them: 'Artisti pavarësisht çfarë niveli profesional arrin, duhet t'i kthejë sytë nga "burimi"e rrënjët, pra autoktonja me të cilën unë kurrë nuk u shkeputa".

Teksteshqip: Jeni një këngëtar që keni bërë mjaft bujë me këngët tuaja popullore & patriotike, shquheni si këngëtar i madh.Çfarë mbresash ju lënë këto komente të njerëzve dhe personave që ju admrojnë?

Shkodrani: Një profesor imi shprehte që: "Vokali im është i tillë,dramatik po dhe melankolik,me fuqi që rrallë haset tek tenorët e tjerë".Mbase këto janë cilësi të cilat kanë arritur ti veçojnë shumica dhe të më vlerësojnë.



Teksteshqip: Keni marrë pjesë në disa festivale kombëtare.Na flisni pak më shumë rreth këtyre paraqitjeve nëpër evenimente të ndryshme?

Shkodrani: Festivalet janë kënaqësi dhe ndjenjë e veçantë.Vetë pjesemarrja në një garë krijon një emocion të veçantë tek të gjithë artistët. Personalisht jam i lumtur që jam kthyer në vendlindje duke qenë i pranishem në festivale serioze.Jam vlerësuar në "Netët e klipit shqiptar" me Çmim special për klipin e këngës "Moshatarja". Ishte një klip i veçantë i xhiruar në Ohër dhe Frankfurt. Më pas në "Festivalin e flamurit".Së fundi në flakën e janarit me Çmim të Parë kur dhe çmimin e dedikuam për Taip Zekën, vëllaun e Kadri Zekës, që ishte në hemodializë dhe vuante nga humbja e veshkës në burgun famkeq të Beogradit. Pavarësisht qeëTaip Zeka vdiq pak ditë pas festivalit për ne që takuam familjen e dorëzuam çmimin ishte ndjenjë e veçantë. Së fundi jam i lumtur që krijimtaria ime vlerësohet. Jam krijues i këngës "Shqipet e Uskanes", këngë që u shëndrrua në himn të fitores së Kërçoves pas 70 vitesh udhëheqje nga maqedonët. Është një këngë tepër e veçantë që jam i bindur që do ti rezistojë kohës. Kam krijuar disa këngë për fëmije,me njerën prej të cilave mora çmim të parë në festivalin mbarkombëtar "Ylberi 2013" në Shkup si krijues. Kam krijuar një këngë për Njazi Azemin, komandantin e Preshevës që është cilësuar mjaft e veçantë.Kam krijuar një prej hiteve të medha të grupit Ilirët: "Rini thuaja këngës" që u mirëprit në tërë trojet tona.

Teksteshqip: Fetivali i fundit që ju morrët pjesë ishte në "Festivalin për flamur" organizuar nga RTK. Ju interpretuat një këngë bashk me të fejuarën tuaj Besiana Mehmetin. Kënga "Flakëro flamuri im" zuri vendin e 2-të. Na trego pak sa u ndave i kënaqur nga ky festival?

Shkodrani: Festivali i flamurit, kënga e Naim Gjoshit ka qenë një prej meditimeve më të bukura shqipe për flamur, një këngë që ne e kemi interpretuar disa herë pas 100 vjetorit në aktivitete të ndryshme dhe gjithnjë emocionet janë të njëjta. 100 vjet shtet, në një festival "live" në Prishtinë me dedikim për flamurin ishte ndjenjë e papërshkrueshme. Çmimi ka qenë i mirëseardhur për mua por jo i domosdoshëm, më vjen mirë vetëm që në jurinë e salles ishte një prej njerëzve që më kanë përkrahur më së shumti, Mehdi Bajri tashmë i ndjerë.Aty ishte dhe takimi i fundit me të.

Teksteshqip: Ju jeni i fejuar me këngëtaren e njohur Besiana Mehmetin. Na flisni pak më shumë rreth lidhjes tuaj. Kur do të martoheni?

Shkodrani: Po jemi tashmë dy vite e gjysëm të fejuar dhe mund të them që: "Besiana është nxitëse e krijimit, muze për çdo ecje timen përpara" deri në këtë moment për çfarë e falemnderoj. Me Besianën na lidhin shumë gjëra të përbashkëta, e mbi të gjitha bisedat dhe preokupimet për profesionin e njëjtë. Lidhja jonë ka funksionuar dy vite në distancë Maqedoni-Gjermani, me shumë udhëtime, telefonata, netë pa gjumë....nga nëntori une jam kthyer përfundimisht në atdhe dhe me 19 gusht kemi dasmën që do jetë dhe një kurorëzim i të gjitha sfidave.

Teksteshqip: Ju jeni edhe ligjërues në universitet. Sa është e veshtirë të punosh me studentë nderkohë që je edhe personazh publik?

Shkodrani: Duke u nisur nga praktika që çdo student dhe unë dikur dëshiroja që ti shoh profesorët e mi në skenë dhe të kem "model", ata them që një personalitet i njohur është shumë më i suksesshëm sesa një anonim, natyrisht nëse bën një punë serioze sepse paraprakisht është i dëshmuar si kualitativ në punën profesionale, pra emri imponon që studentet ti besojnë pedagogjisë e ne pedagogjinë vokale besimi tek ligjëratat e profesorit janë gjithçka.

Teksteshqip: Cilat janë projektet më të afërta të Shkodranit. Po pregaditë ndonjë këngë të re, ndonjë album apo pjesmarrje në ndonjë festival?

Shkodrani: Ne gjatë kësaj kohe kemi patur mjaft aktivitete, festivale në Tropojë, në festivalin e Çamërisë, në Sarandë, në verën kulturore, në Tetovë, po bëhemi gati me një kënge per Gostivarin qe do promovohet per festen e Bajramit, kam mbaruar tekstin, muzikën dhe është në orkestrim e sipër tek Burim Krasniqi i cili kohëve të fundit orkestron të gjitha këngët tona. Meqë është muaj i Ramazanit dhe unë e Besiana agjerojmë iu uroj të gjithë besimtarëve myslimanë mirësi dhe një muaj të shenjtë.

Teksteshqip: Shkodran ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Shkodrani: Unë shpesh kam deklaruar që jam ushtar i këngës së pastër shqipe. Falemnderit fansave që pa ta puna e artistit është e pavlerë, ndërkaq premtoj se në vazhdimësi krijimet shqipe nuk do të mungojnë, posaqërisht këngët e vjetra me çasje dhe frymë të veçantë profesionale.Portalit tuaj shumë suksese dhe punë të mbarë.
(Teksteshqip)

Shkodran Tolaj: Besiana Është Nxitëse E Krijimit, Muze Për Çdo Ecje Timen Përpara...