>
BIOSHQIP

Shkumbini: “Dikur Shqiptarët E Maqedonisë Ishin Bastioni I Organizimeve Kulturore”

13-09-2015
Shkumbin Ismaili, artisti i njohur nga Maqedonia vjen në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com për të na rrëfyer disa nga më të rejat e tij. Ai së fundmi publikoi duetin e tij më të ri me këngëtaren labe Poni e gjithashtu ai thotë se pas këtij projekti nuk e ka ndër mend të ndalet. Për më shumë ju ftojmë të lexoni intervistën:

TeksteShqip: Shkumbin, keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Nuk ta fal" në bashkpunim me Ponin? Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Shkumbin Ismaili: Ky është bashkëpunimi im i 3-të që kam realizuar deri tani. Më vjen mirë që kjo këngë është pritur shumë mirë. Ishte ideja ime që kjo këngë të realizohet në bashkëpunim, pikërisht me Ponin.



TeksteShqip: Si lindi ideja për bashkpunim? Si arritët deri tek Poni?

Shkumib Ismaili: E kam vlerësuar gjithmonë Ponin për stilin dhe zërin që ka. Jemi takuar në një koncert në Athinë ku kemi biseduar shkurt në lidhje me bashkëpunimin. Kam realizuar këngën në studion time dhe ja kam dërguar. Pastaj çdo gjë u realizua sipas parashikimeve.

TeksteShqip: Na trego pak si e ke kaluar verën? Ke qenë i angazhuar me koncerte?

Shkumbin Ismaili: Edhe këtë verë kam qenë i angazhuar në disa koncerte në Shqipëri.

TeksteShqip: Po në pushime verore ke qenë?

Shkumbin Ismaili: Isha, po thuajse shumë pak kohë kam pasur për pushime këtë vit. Si destinacion zgjodha përsëri Shqipërinë.



TeksteShqip: Cilat janë projektet e tua të ardhshme pas këtij videoklipi?

Shkumbin Ismaili: Jam duke realizuar disa këngë të cilat besoj që do publikohen bashk me albumin tim të ri.

TeksteShqip: Shkumbin, nuk është se ju kemi parë shpesh nëpër festivale. "Kënga magjike" këtë vit realizohet live? E keni menduar pjesmarrjen?

Shkumbin Ismaili: Nuk jam këngëtar i dalur nga festivalet, i nominuar me çmime jurie, çmimi më i madh për mua është kur kënga ime pëlqehet, vlerësohet dhe këndohet bashk me mua në koncertet të cilat përgjithësisht i performoj live!

TeksteShqip: A mendon se në Maqedoni mungon një festival shqiptar?

Shkumbin Ismaili: Po, është e vërtetë, nuk mungon vetëm festivali por dhe organizimet artistike dhe mbështetja për artistët e rinj. Në të kaluarën shqiptarët në Maqedoni ishin bastioni i organizimeve kulturore, por tani krejtësisht është ndryshe!



TeksteShqip: Jetoni në Tetovë? Me çfarë merreni më së shumti?

Shkumbin Ismaili: Unë kam lindur dhe jetoj në Tetovë. Për momentin punoj në projekte të reja në studion time.

TeksteShqip: Ç'mendoni për albumet dhe kur do ta shohim Shkumbinin me një album?

Shkumbin Ismaili: Deri tani kam realizuar 2 Albume. Kohën e fundit në shumë preferohen këngët bashk me videoklip sesa albumet. Por besoj që shumë shpejt do ta realizoj dhe albumin tim të 3-të.

TeksteShqip: Shkumbin, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Ti përshëndesësh fansat e tu?

Shkumbin Ismaili: Faleminderit dhe juve për intervistën. Unë i çmoj shumë të gjithë ata që vlerësojnë punën time andaj shpresoj dhe besoj që nuk do ti zhgënjej asnjëherë fansat e mi sepse edhe unë gjithmonë kam pasur mbështetjen e tyre.
Faleminderit!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Shkumbini: “Dikur Shqiptarët E Maqedonisë Ishin Bastioni I Organizimeve Kulturore”