Më mbaj mend (për 1 muaj)


Shkumbin Ismaili: “Më Thonë Se Këndoj Si Elita 5”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7
[17-01-2014]
Shkumbin Ismaili një emër mjaftë dominant në skenën muzikore, i cili me zërin e tij bënë të pëlqehet mjaftë shumë në publik. Karakteristikë e interpretimit të Shkumbinit është ngjashmëria që ka me rok grupin “Elita 5”. Mbase kanë të përbashkët edhe zhanrin muzikor dhe vendin në të cilin jetojnë.



“Është e vërtetë që shumë njerëz më kanë thënë se interpretoj njëjtë sikurse Arif Ziberi i rok grupit ‘Elita 5’, mirëpo thënë të drejtën asnjëherë nuk kam pasur bashkëpunim me ta, por ajo që na ngjason me ta është dialekti tetovar sepse jemi nga i njëjti vend, përndryshe performojmë të njëjtën rrymë muzikore. Kam respekt të madh për ‘Elita 5’, sepse janë një grup i shkëlqyer dhe në fakt jam rritur me këngën e tyre”, ka thënë ai.



Shkumbini së fundi ka pasur një bashkëpunim me Gold AG, me këngën “Lamtumirë” e cila është mirëpritur në publik. Tani ai ka nisur punën në albumin e 3-të, për të cilin thotë se do të përmbajë këngë dhe videoklipe cilësore. “Jam duke punuar në projekte të reja, të cilat do ta përbëjnë edhe albumin tim të tretë, i cili do të ketë këngë të përzgjedhura bashkë me disa videoklipe” shton ai.
 (Zëri)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet