>
BIOSHQIP

Shkumbin Ismaili: “Këngëtaret Përdorin Muzikën Për Showbiz”

03-04-2014
Një talent i pa përshkruar, një djalë me shumë potencial. Ka disa vite që qëndron fuqishëm me shumë sakrifica dhe mund të skenën muzikore edhe përkundër konkurrencës së lartë. Tash, kur e ka krijuar tregun e tij ai vazhdon të jetë i kërkuar gjithandej. Në një bisedë për Express, me Shkumbinin së bashku kemi shtjelluar disa çështje...



Duket sikur ka shumë “muzikëbërës”… A mendon se ka vend për të gjithë? është e vërtetë që kohën e fundit ka shumë konkurrencë, mendoj se çdo kush e ka vendin aty ku e meriton, mirëpo ka edhe shumë talent të cilët sot për fat të keq nuk kanë shumë përkrahje. A mendoni se publiku ka mendimin real për ju? Çdo ditë pranoj shumë komplimente pozitive nga fansat, ndihem shumë mirë për çdo lëvdatë dhe kritikë që më japin, mendoj se publiku ka mendim real dhe pozitiv.



E zgjidh muzika nevojën për të jetuar, apo mjafton që zgjidh nevojën shpirtërore? Muzika është shpirtërore, të jep ndjenjën dhe bën të ndihesh mirë, çdoherë mundohem të ndiej çdo varg e tingull. Sa mendon se i ndihmon sensualiteti femrat e skenës dhe sa ju pengon juve kjo gjë? është e vërtetë që sot në të shumtën e rasteve muzika më shumë shikohet se sa dëgjohet, në disa raste mendoj që është shumë e tepërt zhveshja dhe ekspozimi në skenë vetëm e vetëm për të arritur një qëllim dhe për të qenë temë kryesore në showbiz.



Çka duhet të ketë femra juaj e zemrës? Duhet të ketë zemër, (qesh). Terapia juaj kundër stresit? Definitivisht vrapimi dhe shumë aktivitete sportive. Sa aventurier jeni? Nuk kam kohë për aventurë. Sa kohë ka që je në skenën muzikore? Më shumë se 8 vite, me 2 albume dhe shumë koncerte e klipe.



Me kë keni bashkëpunuar deri më tani? Dhe cili ka qenë bashkëpunimi më i frytshëm deri më tani? Kam pasur dy bashkëpunime deri tani dhe që të dy kanë qenë shumë të suksesshme. Sa janë shtuar ofertat për koncerte? Kohën e fundit kam qenë dhe jam shumë aktiv në koncerte. Cilat janë planet tua për këtë vit? Disa këngë të shoqëruara edhe me klip, vazhdoj të punoj çdo ditë dhe shpresoj që të realizohen gjërat që i kam planifikuar.
(Blerand Rexhepi)

Shkumbin Ismaili: “Këngëtaret Përdorin Muzikën Për Showbiz”