A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Babain

Njeriut Më Te Mirë

Në ditët e bukura, me rreze dielli
Me buzëqeshje në zemër, kthej kokën nga qielli
Dhe më kujtohen ditët, kur kokën në prehërin e tij shtrija
E ai më tregonte përralla, për zanat nga malësia

Më kujtohen ditët dhe agimet mëngjesore
Kur shëtisnim parkut, së bashku dorë për dore
Kur mi lidhte këpucët, e flokët m'i krihte
Dhe çdo dëshirë në sy, menjëherë ma njihte

Më kujtohet koha, kur e vogël fare isha
Dhe çdoherë, çdo çast atë pranë e kisha
Si njeri që çdoherë, dorën do ma shtrinte
Dhe hallet e mija fëmijërore, si të vetat i dinte

Por koha e dikurshme aq shpejt ka kaluar
Dhe unë të jem një fëmijë ka kohë që kam ndaluar
Tani tjera biseda, tjera punë kemi
S'më lidh më këpucët dhe në park nuk vemi

Mbrëmjeve të së premteve, më pyet për mësime
Jo për këngë të reja, as bllokun me vizatime
Mëngjeseve të së dielave më detyron çaj të pi
çaji dallon nga qumështi, këtë tash e di

Më flet për ndonjë libër, politikë, andrralla
S'ka më vizatime, as libra me përralla
Më flet për ndonjë film ku priten koka duar
Jo më për Pinokion, filma të animuar

Por megjithatë në zemër, çdoherë mbesin shprehitë
çdo të shtunë pasdite, shikojmë fotografitë
Parkut ku shëtisnim dhe hanim akullore
Kur në shkollë më dërgonte, e më mbante përdore

Ende më tregon për të bëmat e fëmijërisë
Për lojën në lum, dhe lulet e mirësisë
Më flet për shtëpinë e vjetër dashurinë ndaj saj
Malet gjigante, dhe fushat e paskaj

Po plakem - shpesh më thotë, dhe buzeqeshjen në sy ja shoh
Jo - them - nuk ndryshon ai që unë njoh
Këto fjalë mi thoshte edhe dhjetë vite më parë
Nga kjo jetë për vete, veq pleqërinë kishte ndarë

Nuk i zhduken jo, shkëndijat në sy
Kur më pyet kë do më shumë, e unë i them ty
Ato duart e ngrohta, jo kurrë nuk do ftohen
Ato buzëqeshjet e ëmbla çdoherë do dallohen

Do mbetet çdoherë njeriu më i mirë
Tjetër të ishte s'do kisha dëshirë
Për atë që dua më shumë, shkrova këtë poezi
Babait tim të mirë me plot dashuri

- poem written by Shkurta Januzi


- Submitted by Shkurta Januzi -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  25






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019