TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Bashkojmë Krushqit Për Kosovën
Lyrics

Ç'asht ky lum o kuq e zi
Ç'asht kjo flak me tym të ri
N'istikamet ku rreth kunora
Për liri u dridh Kosova.

Bac Shabani si bajrak
Kam themelin e larë me gjak
Gjaku im e shkrinë edhe gurin
Lidhën Besën me flamurin.

Ngjallet prapë Shote Galica
Jep kushtrimin nga Çiçavica
Zani saj e thëret Rugovën
Bashkojmë krushqit për Kosovën.

Pasha Besën o kurrë e kurr
Nuk ndroj emër e as flamur
Amanet ma ka lan plaku
Me pushk n'dor rruhet oxhaku.

Fjala e tij u ndez si zjari
I prinë valles Adem Jashari
Kur nuk ndalet kanga e tije
Për Kosovë e për Liri.

Ngjallet prapë Shote Galica
Jep kushtrimin nga Çiçavica
Zani saj e thëret Rugovën
Bashkojmë krushqit për Kosovën

DËRGOI: