TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Ç'ke Kosovë Që Po Lëshon Za
Lyrics

O çke Kosovë o që po lëshon za
O Dergut pashën o mren o s'e la
Synon sejmnik more msyn o zapti
Don me rrobnue t'shkretën Malësi

Heu janë mbledh burra janë mbledhun gra
O për vend të tyne n'gjak tuj u la

Heu dalë kadalë ore Dergut pasha
O për pa mbetun Kosova në vasha
O pa u farue me burrë e me gru
O nuk lamë kush o me na rrobnu

Ref...x2
Amanet të parët o na e kanë lanë
O kush na prek o barut me i dhanë
O kush na prek o ne në këtë votër
O japim jetën i madh e i vogël

O knoni gra ju zana t'malit
Knoni për djemtë o n'atë fushë t'mejdanit
O shtatë sahatë o tuj premun me thika
O se janë trima e s'dinë çka ashtë frika

Heu dalë kadalë ore Dergut pasha
O për pa mbetun Kosova në vasha
O pa u farue me burrë e me gru
O nuk lam kush o me na rrobnu

Ref...
Amanet të parët o na e kanë lanë
O kush na prek o barut me i dhanë
O kush na prek o ne në këtë votër
O japim jetën i madh e i vogël

Jemi të fortë jemi çelik e
O s'ka ç'na ban o kurrë nji armik e x2

DËRGOI: