TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Dasma Partizane
Lyrics

1.
Ç'po bien daullet, atje lart në male?
Krushqit e lirisë kanë dasëm partizane (x2)

Dilni nëna, dilni, pritni këta dasmorë
Sa hije u paskan armët mbi krahënor (x2)

Ref.
Flamuri i kuq në ballë po iu prin
Si nuse mbi supe e sjellin lirinë (x2)

2.

Këputni lule o nëna, të thurrim kurorë
Po ju kthehen trimat, po vijnë fitimtarë (x2)

Plagët kuq nga gjaku, po ia hijeshojnë shtatin
se për këto ditë të bardha, ata e derdhën gjakun (x2)

Ref.
Flamuri i kuq në ballë po iu prin
Si nuse mbi supe e sjellin lirinë (x2)

DËRGOI: