TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Mëmëdheu
Lyrics

Stërgjyshët ku kanë qenë
Dhe varret ku i kanë lënë
Veç në Mëmë-Mëmëdhe
Ku kam fis e ku kam farë
Ku kam qeshur dhe qarë
Veç në Mëmë-Mëmëdhe

Ref...x2
Mëmë-Mëmëdhe Mëmë-Mëmëdhe
Ku kam dashur mëmë e atë
E ku me njeh dhe guri i thatë
Veç në Mëmëdhe

Ku jam rritur me gëzime
Ku kam folë gjuhën time
Veç në Mëmë-Mëmëdhe
E ku rroj me gaz e shpresë
Ku kam dëshirë të vdes
Veç në Mëmë-Mëmëdhe

Ref...x2
Mëmë-Mëmëdhe Mëmë-Mëmëdhe
Ku kam dashur mëme e atë
E ku me njeh dhe guri i thatë
Veç në Mëmëdhe

Veç në Mëmëdhe x3

DËRGOI: