TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Skemi Ku Me Shkue
Lyrics

1.
Heu
Heu prej tokës babës
s'kemi ku me shkue
deri ma ta voglin
heu pa u farue
Hej ne shqiptarë
ne kemi qëllue
heu pushkës as topit
heu pushkës as topit
kurrë s'ia kemi drue

(Kori i fëmijëve)
Loke po m'dalet
O po m'dalet fryma
Jepma dorën, ma shtrëngo
Ku i kam o çantën me libra
Abetaren bjer' ta shoh

REFRENI:
(Kori i burrave)
O moj Krajli
o moj mizore
Krejt fëmija e shkollës
O po të frigohen

(Solistja)
Hej pasha besën more veç kot lodhesh
se Kosovën jo, jo, s'e ligështon

2.

Hej po dridha buza
buza e vogëlushit
hej zilja e shkollës
oh kur tringëllon
hej dallëndyshet
more të Kosovës
heu po hasmi, nanë
heu po hasmi, nanë
oh po na i helmon

(Kori i fëmijëve)
Loke, po m'dalet
O po m'dalet fryma
Jepma dorën, ma shtrëngo
Ku i kam o çantën me libra
Abetaren bjer' ta shoh

REFRENI:
(Kori i burrave)
O moj Krajli
o moj dorë mizore
Krejt fëmija e shkollës
O po të frigohen

(Solistja)
Hej pasha besën more veç kot lodhesh
se Kosovën jo, jo, s'e ligështon

DËRGOI: