TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Komandant Lleshi
Lyrics

Ku lind dielli i Dardanisë
Qiellin që skuqë flakë
Ku i hapë krahët shqipja e bajrakut
Me shtatin plotë plagë

N'zjarr po e djegë hasmin e vjetër
Një pushkë hije-randë
Ta pashë syrin o mbi shënjestër
Ty or Komandant

Ref...
Hej n'krahë t'shqiponjës
N'fushë t'mejdanit
S'i gjithmonë vjen trimi

Zjarr t'pat pushka
E zjarr t'pat zemra
Ty Ridvan Qazimi x2

Ushtojnë malet mbi Tërnoc
Armët kush i ngjeshi
Mos m'i prekni zogjët e shqipes
Thërret Komandant Lleshi

'Gurët e Buajve' lëshojnë piskamën
Lugina gjëmoi
Dora e zezë mor qoftë mallkue
Pabesisht t'qëlloi

Ref...
Hej n'krah t'shqiponjës
N'fushë t'mejdanit
S'i gjithmonë vjen trimi

Zjarr t'pat pushka
E zjarr t'pat zemra
Ty Ridvan Qazimi x2

Sërish maji, me lulëkuqe
Luginën e veshi
Toka e qielli prap takohen
Vjen Komandant Lleshi

Sa herë sulet hasmi i vjetër
Shqipes me i hap plagë
Ngjallet trimi i Dardanisë
Zemrat që i ndezë flakë

Ref...
Hej n'krahë t'shqiponjës
N'fushë t'mejdanit
S'i gjithmonë vjen trimi

Zjarr t'pat pushka
E zjarr t'pat zemra
Ty Ridvan Qazimi x3

DËRGOI: