TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Hetem Hasaj
Lyrics

Ç'te pan syt
O moj bjeshka e Sharrit
Sa her t'erdhi
N'prag ushtria e krajlit

Pse ksaj here
N'Gajreta kan msy
N'zarr e n'hekur
O mor per me t'shkri x2

Ç'po gjemon
Gryka e Kaçanikut
Vringllojn thikat
E Bogi Çetnikut

Vjen me i lamun
Durt me gjak t'shqiptarit
Me taboret
Plot me bisha t'malit x2

Ref...
Nje piskam o
Grykes po gjemon
Hetem Hasaj
Muarr malet n'dor

Nuk t'la shka
O n'ket ven me hy e
Pa u faru
Un dhe shokt e mi e x2

Ç'po veshtron
Ti moj bjeshka e Sharrit
Pse s'i hidhen
Trimat n'gryk te zjarrit

Si vetima
Po i bin hasmit n'kok
S'i tremb vdekja
Besa per ket tok x2

Pritni bisha
Se ktu gjen belaja
Thrret Hetemi
N'sup i shkrep mortaja

Zemren flak mor
Po ja djag dushmanit
Se kshtu i dilet
Besa Zot vatanit x2

Ref...
Nje piskam o
Grykes po gjemon
Hetem Hasaj
Muarr malet n'dor

Nuk t'la shka
O n'ket ven me hy e
Pa u faru
Un dhe shokt e mi e x2

DËRGOI: