TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Te Burimi
Lyrics

Tek burimi seç u ndal
ku shkel djali udhën o

Zemra besa rriste mall
gurgullonte kroi o (x2)

Doli trimi në çetë
për atdhe e për liri
Dashuria si shigjetë
Vajza pruni ni shami (x2)

Nëpër male e nëpër kreshta
shihej trimi, mal me mal
tek burimi vajza priste
nëpër stinë rriste mall (x2)

Ditë e bukur djali zbriti
Që nga malet me dëborë
Vajzës fytyra seç i shndriti
priti shamijën me dorë (x2)

DËRGOI: