Më mbaj mend (për 1 muaj)

Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri - Azem Behluli Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Ka shumë vjet jam tuj menue,
Qysh për ty nji kang me knue,
Si ta knoj kur s'të nxa kanga,
O Azem, Azem Theranda.

Kur Kosova ish' me derte,
Djalë u nise, djalë mbete,
Askush ballin ty s'ta uli,
O Azem, Azem Behluli.

Askush ballin ty s'ta uli,
O Azem, Azem Behluli.

Hej Azem, hej Azem Behluli,
Çlirimtar, ballin te flamuri,
Emri yt është rreze lirie,
N'troje Dardanie.

Ref.
Hej Azem, trimi zemër zjarr,
Çlirimtar, burri mjekër ar,
Shpirti yt lshon rreze lirie,
N'troje Dardanie.

Ditë e natë ti tuj luftue,
Frontin s'dite kurrë me lshue,
Hej Azem, o vëlla ku shkove,
shpirti yt, asht i lirë në qiell Kosove.

Sa herë zbret ti maja malesh,
Shtatë herë vritesh, tetë herë ngjallesh,
Nëpër qiellin e lirisë, mbete yll...
Flakadan i trimërisë.

Ref. (x2)
Hej Azem, hej Azem Behluli,
Çlirimtar, ballin te flamuri,
Emri yt është rreze lirie,
N'troje Dardanie.

Hej Azem, trimi zemër zjarr,
Çlirimtar, burri mjekër ar,
Shpirti yt lshon rreze lirie,
N'troje Dardanie.


Ky tekst u dërgua nga Tirana



Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri
Renditja: Top 200
Publikimi: 20/05/2022
Muzika: Naim Gjoshi
Teksti: Faruk Tasholli
Orkestrimi: Xhevdet Gashi
Video Produksioni: BUG Production
Studio: Barok


Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri - Azem Behluli
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Azem Behluli".
3. Video është e këngës "Azem Behluli", por nuk këndohet nga Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Shkurte Fejza:


Komente 0