TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza & Gressa Behluli
Bijat
Lyrics

1.
Kur po na vijnë bijat me shumë bereqet
O me plot sevda, me shumë muhabet
Hajdeni moj bija nana sa jam gjallë
Hajde se për fëmijë malli m'paska marrë

Mirë se vini bijat tona, ju jeni të shpisë
Se këtu ku keni lindur është shpija fëminisë
Se kjo derë do të jetë e hapur sa të jeni gjallë
Ejani me shumë gëzim e të hiqni mall

2.
Edhe ju moj motra kurrë mos u përçani
të mirën të keqen mes vete ta ndani
Ju nusen e vëllaut ta doni si motër
Ajo me gjithë zemër ju shtron bukë në sofër

Mirë se vini bijat tona, ju jeni të shpisë
Se këtu ku keni lindur është shpija fëminisë
Se kjo derë do të jetë e hapur sa të jeni gjallë
Ejani me shumë gëzim e të hiqni mall

DËRGOI: