>
BIOSHQIP

Shkurte Gashi, Pasioni Per çantat

14-06-2012
Kengetarja Shkurta Gashi eshte e pasionuar pas cantave, mbase ne dollapin e saj ndodhen me dhjetera canta nga me te ndryshmet. Por preference e saj jane cantat me madhesi me te gjere, edhe pse numeron disa te vogla.

Shkurta e ka shprehi qe canten e dores ta mbushe me plote gjesende te cilat i konsideron si te nevojshme.

"Gjerat te cilat ndodhen perhere ne canten time, pa dyshim si te cdo femer edhe tek une ndodhen kozmetika edhe parfumi. Jam e dhene pas cantave, madje edhe shume. Canta eshte dicka qe me inspiron ne veshjen time dhe ndikon ne disponimin tim", eshte shprehur ajo per "Zeri".

Karakteristike te cantat e Shkurtes jane edhe ngjyrat, ku ka shume lloje te ndryshme, mirepo kohen e fundit eshte me e fiksuar ne ngjyren kafe.

"Te gjitha ngjyrat e cantave i pelqej, por ngjyra qe e kam me perzemer dhe qe po e perdore me shume kohen e fundit eshte ngjyra kafe dhe ngjyra krem. Nderkaq sa i perket formave te cantave jam adhuruese e cantave te medha me forma te ndryshme, megjithese ne kohen e fundit po i praktikoj edhe cantat me forma te vogla", thote ajo.

Gjerat qe asnjehere nuk mungojne ne canten e Shkurtes jane portofoli, nje laps kimik, pasaporta, kuleta, nje brushe dhembesh me paste, parfemi dhe telefoni.

"Nganjehere me duket se e ngarkoje canten me gjesende te shumta, e qe ne njefare menyre nuk me duhen edhe cdo dite, mirepo jam mesuar t'i barte me vete dhe nuk mund pa to. Agjenda dhe laps kimiku ne nje fare menyre eshte si navigacion per mua. Ndersa telefoni qe domosdo na eshte bere pjese e jetes nuk mungon asnjehere ne canten time. Dhe dicka qe ndodhet perhere ne canten time jane syzet pa marre parasysh sezonin".

Shkurta eshte e dhene pas markave te cantave, deri me tani ajo posedon cantat e markes "Hermes", "Prada", "Dior".

"Jam e dhene pas firmave te cantave, nje pjese te madhe te te hollave e shpenzoj ne canta. Kam shume firma te cantave, por ajo qe une e barte tani dhe qe e pelqeje me se shumti eshte e firmes 'Louis Vuitton'", shton ajo.

Shkurta eshte mjafte e kujdesshme ndaj cantes, nuk e le vend e pa vend, andaj asnjehere deri me tani nuk i ka ndodhur ta vjedhin canten e saj.
(k.bajrami/zeri)

Shkurte Gashi, Pasioni Per çantat