>
BIOSHQIP

Shkurte Gashi “Noton” Në Pare

02-08-2013
Një video e publikuar në internet dhe e cila ka tërhequr vëmendjen tonë, e sheh këngëtaren e muzikës "popullore", Shkurte Gashi, duke u mbuluar nga të hollat teksa po performonte gjatë një dasme.

Këngëtarja e muzikës "popullore" në videon më poshtë shihet duke performuar gjatë një dasme në vitin 2012, e ku si duket i ka lënë përshtypje shumë një burri.

Burri që shihet në video dhe që ka shpërndarë mijëra euro quhet Islam dhe ai jeton në Hamburg.

Të hollat që ai i jep këngëtares që po këndonte ekskluzivisht për Islamin këngë të çastit tallava janë të valutave të ndryshme, duke filluar nga denarë maqedonas, e deri te euro e dollarë amerikanë.

Nuk dihet ende se në cilin lokal ka ndodhur kjo breshëri të hollash nga zotëri Islami për këngëtaren Shkurte Gashi, por një gjë dihet - nëse themi se ka krizë në botë, atëherë vetëm duhet ta shikojmë videon më poshtë për t’u bindur ndryshe.
(Telegrafi)