>
BIOSHQIP

Rrefimet E Shotes

07-02-2012
Këngëtare dhe aktore me profesion, ajo është bërë shumë e suksesshme në Kosovë e Shqipëri. Shota Baraliu flet në një intervistë për "Vipat" rreth jetës së saj si dhe karierës për të cilën thotë se është zgjeruar aq shumë sa që mundohet me sukses t'i përmbyllë të gjitha projektet.

Shota, a është kariera juaj një histori suksesi?

Duke pas parasysh që si në aktrim ashtu edhe në muzikë shpejt jam fut në treg, dhe për këtë falendëroj Zotin që kam këte fat, e sigurisht kësaj mund t'i themi një histori suksesi…shpresoj të vazhdoj kështu.

Na flit pak për fillimet e karrierës tënde, edhe pse e dimë që keni nisur që e re. Pse pikërisht aktore dhe këngëtare?

Them të drejtën s'kam qenë shumë e re sic mund të mendojnë njerëzit, kam qenë mjaftë e pjekur dhe kam dit të bëj përzgjedhjen time, sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për mua, por dëshira e madhe të vazhdoj profesionin që e ndiej në shpirt më është dashur të punoj maximum, dhe të përballoj sfida të ndryshme. Dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja që i kam zgjedh këto dy profesione, ku dhe e gjej veten këtu, kjo nuk dmth nuk mund të bëj dhe gjëra të tjera por do i'a lëmë kohës.

Ju keni marrë pjesë në disa seriale të njohura në Kosovë. Si e kujtoni atë periudhë? Ishte e rëndësishme për ngjitjen tuaj?

Sic thash dhe më lartë, jo vetëm për mua por për cdo person që vjen në një qytet të madh sic është Prishtina, është vështirë t'i arrishë qëllimet e tua, por kur të këmbëngul në dicka që ti e don i'a arrinë gjithmonë. Pas gjithë këtyre vështirësive Shota vazhdon të jetë në seriale, filma, koncerte dhe evenimente të ndryshme.

Megjithatë, pavarësisht muzikës, filmit apo televizionit, ju nuk e keni lënë mënjanë teatrin. Çfarë raporti keni me të?

Të tregohem e sinqertë teatrin kohëve të fundit e kam lënë anësh, mos të bëhem shumë komercialiste por s'kam pas kohë se me qejf do luaja ndonjë shfaqje të mirë.

A ka rregulla për të qenë e suksesshme në këtë fushë?

Rregulla kryesore është vullneti për punë dhe dashuria për profesion, përkrahjen e miqëve, mendoj që këto gjëra bëjnë një person të suksesshëm.

Një nga rolet tuaja më të dashura?

Aktori e ka të vështirë t'i dallojë rolet sepse secilin e punon me qejf, mund të dalloj pak rolin Miki që kam luajtur tek seriali "Familja Moderne" ku kisha rolin e një vajze të bukur, budallackë, e pa shkolluar (qesh), ky rol s'kishte asgjë të përbashkët me Shotën e vërtetë.

A ju është dashur të sakrifikoni për diçka në karrierën tuaj? Nëse po, çfarë?

Sakrifica më e madhe që kam bërë, kam punuar më shumë se që duhet, kam shkatërruar nervat e mia, kam zbrazur xhepat e babait tim (qesh), që shpresoj se do i'a kthej mundin e tij me punën time.

Ku dëshironi të arrini në të ardhmen?

Në të ardhmen dua dhe duhet të jem një grua e suksesshme dhe një nënë e mirë me shumë fëmijë, në krahët e atij që e dua.

A të ndihmon pamja fizike në këtë profesion?

Them të drejtën pamja është celsi i suksesit, po nuk punove se hap derën dot dhe mbetesh jashtë.

Cilat janë sekretet e bukurisë suaj?

Nuk kam ndonjë sekret për bukurinë time, thjeshtë kështu më fali Zoti, ndihem mirë jam e lumtur shpirtërisht nuk e caj kokën për gjëra të kota dhe mendoj që kjo bën të dukem bukur.

E ndiqni modën?

Nuk më pëlqen shumë të ndjek modën, dua të kem një stil timin, që t'më dallon nga të tjerët, mirë apo keq le të gjykon publiku.

Një kompliment që keni marrë dhe ju ka mbetur në mendje?

Kam marrë komente të ndryshme nga njerëzit por ato më të shumtat kanë qenë "ëooë qenke shumë më e re e më e bukur live se në ekran".

Shota, duam të dimë me çka jeni e preokupuar, aktualisht?

Kohëve të fundit jam zgjeruar shumë me projekte të ndryshme, ishalla mund t'i përfundoj të gjitha. Uroj të kem shëndetin mirë, për tjerat se kam problem.

Meqë këndoni me shpirt dhe me zemër, a u'a ka marrë dikush zemrën dhe a ua ka rrëmbyer shpirtin?

Ishte dikur.. por tani nuk është më…

Si ju pret rrethi dhe çfarë mendimi keni për mjedisin që iu rrethon?

Gjithmonë kam qenë e dashur për rethin tim dhe do të jem, normalisht që rethi im i ngushtë është shumë i vogël dhe janë shumë të shenjtë për mua.

Në skenë dukeni mjaft elegante dhe pak lozonjare, që ua merr mendjen fare?

Shota gjithmonë ka qenë e hareshme, e thjeshtë, kjo mendoj që ka bërë t'ua marr zemrat njerëzve.

Si e kaloni kohën, nëse iu tepron dhe me kë shoqëroheni më shumë?

Koha e lirë më gjenë në mesin e shoqërisë time duke pirë nga një gotë dhe duke treguar barcoleta maximum, ku edhe karakterizohem si "nëna e barcoletave" (qesh).

Jeni një femër, do të thoshim krejt zemër. A di zemra jote të falë, por edhe të trazohet?

Shota din shumë shpesh të fal, por kur zemra të trazohet keq mos të më del njeri përpara se e ha me dhëmbë (qesh).
(Blerand Rexhepi/Vipat)

Rrefimet E Shotes