>
BIOSHQIP

Shota Baraliu: Pse Vendosa Të Marr Nënshtetësinë Shqiptare?

11-02-2012
Edhe një banore më shumë për Shqipërinë. Këto ditë po përflitet marrja e nënshtetsësisë si banore e Republikës së Shqipërisë nga ana e këngëtares së njohur kosovare, Shota Baraliu, e cila me propozimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit dërguar në Presidencë, është dekretuar dhe pritet që të marrë dokumentin e nënshtetsësisë e të aplikojë për pasaportë. Dekreti nr. 7148, i datës 26 janar 2012, i nënshkruar nga Presidenti Topi, hyn në fuqi menjëherë, ku automatikisht Shotën e bën qytetare shqiptare me dokument. Këngëtarja tregon se nuk njihet personalisht me Bumçin, por duke qenë se është artiste, dokumentacioni duhej kompletuar pikërisht nga Ministria përkatëse.

Pse vendose të marrësh nënshtetësinë shqiptare?

Unë, si çdo shqiptar i Kosovës, kam shprehur dëshirën të kem nënshtetësinë shqiptare, duke marrë parasysh angazhimet e mia në Shqipëri, që shumicën e kohës jam aty dhe vendosa të aplikoj për pasaportë, duke e ditur që kam një publik që më përkrah në Shqipëri mendova dhe se tani është momenti.

Çfarë kushtesh të kërkuan që të bëhesh shtetase shqiptare?

Sigurisht që më është dashur një kohë e gjatë të merrem me dokumente, më është dashur të nxjerr disa dokumente me përkrahjen e televizioneve dhe produksioneve në Shqipëri. Këto kanë qenë më të rëndësishmet dhe disa të tjera, po i'a arrita t'i plotësoj të gjitha.

E ke në dorë tashmë dokumentin e nënshtetësisë apo ende nuk e keni marrë?

Ende kam dhe disa procedura të vogla që t'i përfundoj dhe shumë shpejt do e kem pasaportën në dorë.
Në dekretin e kryetarit të Republikës thuhet se me kërkesë të ministrit të Kulturës, z. Aldo Bumçi, nënshetësia i jepet shtetases Shota Azem Baraliu,

çfarë ju lidh juve me ministrin Bumçi?

Falënderoj Ministrinë e Kulturës, posaçërisht z. Bumçi që pranuan kërkesën time dhe me përpikëri mi përfunduan dokumentet me kohë dhe i dorëzuan në Presidencë, sigurisht këto është dashur të dorëzohen nga kjo Ministri si artiste që jam.

Keni pasur miqësi më herët me ministrin?

Kam shumë respekt për të, se është një ministër që punon me vullnet dhe në mënyrë profesionale, por asnjëherë nuk e kam takuar personalisht.

Femrat e bukura dhe të njohura kanë pasur krah vetes meshkuj të pushtetshëm, do kishe dashur që bashkëshorti juaj i ardhshëm të jetë i tillë?

Normalisht që më pëlqen të kem në krah një mashkull të zgjuar, intelektual dhe të kulturuar, por jo patjetër të jetë i pushtetshëm, nuk më pëlqen të ketë marrëdhënie me politikën, sepse dua të më përkushtohet më shumë mua, jo politikës, por jetës nuk i dihet!

Deri më tani nuk keni deklaruar ndonjë lidhje dashurie, mendon që është koha për ndonjë lidhje serioze dhe krijim të familjes?

Është e vërtetë që nuk kam deklaruar ndonjë lidhje serioze, por kjo nuk do të thotë që jam single, e di që ka ardhur koha të krijoj një familje, por shumë shpejt do të ndodhë kjo, se i dua fëmijët dhe dua të bëhem sa më shpejt nënë.
(panorama)

Shota Baraliu: Pse Vendosa Të Marr Nënshtetësinë Shqiptare?