>
BIOSHQIP

Shota Baraliu Puthet Live Me Një Femër Tjetër

08-07-2012
E veshur me një fustan të bardhë, ajo dukej më elegante se kurrë. Ishte kjo veshja që kishte zgjedhur të vishtë këngëtarja Shota Baraliu në mbyllje të sezonit të "Zonë e Lirë" Ajo është nga të vetmet artiste që nuk ka komplekse e mund të bëjë gjithçka për artin edhe nëse i kërkohet live. Shota ka mbaruar Akademinë e Arteve për aktore dhe një ndër provokimet që iu bënë në studio nga Çani ishte edhe një puthje kinematografike në buzë më një aktore tjetër të ftuar, Ina Gjonçi. Sigurisht që nuk mund të mendohej se Shota do të kompleksohej për këtë kërkesë. Kështu, ajo u çua dhe u puth në buzë me Inën. Menjëherë, pas kësaj puthjeje vjen një tjetër, se pse e njëjta kërkesë iu bë më pas edhe Inës, por ajo u mundua që ta anashkalonte duke bërë në fillim një puthje në faqe dhe më pas edhe një në buzë kalimthi. Këto janë veprime që mund të shihen vetëm në emisionin "Zonë e lirë" që sigurisht do na mungojë për disa të premte me radhë deri në shtator.
(Koha Jone)

Shota Baraliu Puthet Live Me Një Femër Tjetër