>
BIOSHQIP

Shpat Deda: “Gati Albumi Me 11 Këngë”

04-08-2014
Kantautori Shpat Deda në ditët në vijim do të lansoj albumin e dytë “Shkëndijë”.

Ky album po ti përmbajë gjithsej 11 këngë dhe do të publikohet në versionin online, në ueb faqen e kantautorit, ueb faqe kjo e cila është afër përfundimit.

Përmes, kësaj web faqe, secili adhurues i Shpat Dedës do të ketë mundësinë që të shkakrojë albumin.

“Albumi do të përmbajë 11 këngë, ku përfshihen edhe këngët tashmë të dëgjuara “Lutem Për Shi”, “Përgjithmonë”, “M’fal” dhe “Shkëndijë” krahas 7 këngëve të reja. Këngët dhe tekstet në albumin “Shkëndijë” janë krijuar nga Shpat Deda, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe inçizimet live për tërë albumin janë bërë në bashkëpunim të afërt me Armend Xhaferin dhe Pëllumb Ballatën. Në album gjithashtu dëgjohet edhe loja e Nesim Maxhunit në tupana, e Visar Kuçit në harqe dhe mandolinë, e Ilir Bajrit në tastierë dhe e Armend Xhaferit në bas gitare dhe gitare elektrike. Albumi është prodhuar në studion Homebasesound në Prishtinë dhe është përkrahur nga Departamenti i Kulturës në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
(Zëri)

Shpat Deda: “Gati Albumi Me 11 Këngë”