>
BIOSHQIP

Shpat Kasapi Flet Për Lidhjen E Tij Me Albjonën

09-10-2015
Këngëtari Shpat Kasapi kohë e fundit ka qenë ndër këngëtarët më të përfolur të mediave rozë. Imazhe të shumta kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale, teksa këngëtari shihet me bukuroshen, Albjona Muharremaj, e cila vetëm para pak ditëve ka rrëmbyer kurorën e “Miss Gjermania”.

Në një intervistë për revistën Who ka qenë vetë Shpati ai I cili ka mohuar një gjë të tillë duke thënë që me vajzën në fjalë kanë vetëm raport miqësie dhe marrëdhënie pune për shkak të një fotosesioni të cilin shumë shpejt do ta realizojnë.

Ndërsa për sa i përket faktit nëse i pëlqejnë shumë Miss-et, Shpati tregon se: “Mua më pëlqejnë vajzat me fizik dhe paraqitje të bukur, por nuk do të thotë që më pëlqejnë vetëm Miss-et, se nuk kanë vetëm ato fizik të mirë.”
(Who?)

Shpat Kasapi Flet Për Lidhjen E Tij Me Albjonën