>
BIOSHQIP

Shpati Nuk E Mohon Se Ia Kushtoi Këngën Afërditës

10-10-2015
Shpat Kasapi i ka komentuar spekulimet që thoshin se këngën “Do ta dua” ia ka kushtuar ish-të dashurës së tij, Afërdita Dreshaj.

“Ishte një pjesë ndoshta e atyre… të kaluarës sime. Por, nuk do të thotë se u dedikua komplet kënga. Ishte një pjesë”.

“Çdo këngë ta jep një asocim të një gjëje, ta jep dhe të anon diku”, ka thënë Shpati për Prive.
“Ka qenë një dedikim, një pjesë shumë e vogël, ndoshta, që unë u inspirova ta këndoj atë këngë”, ka shtuar këngëtari.

Ndryshe, ai ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se është në një lidhje duke theksuar se aktualisht është vetëm dhe nuk ka një lidhje serioze.
(Indeksonline)