TEKSTESHQIP

Shpat Kasapi
Jeto Ndryshe
Lyrics

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, i cili do të jetë më i veçantë se herët e tjera.

Ai ka përfunduar inçizimet e këngës së tij më të re “Jeto ndryshe”, e ndërsa është në përgaditje edhe të videoklipit.

E kur jemi tek klipi, kësaj radhe Shpati ka vendosur të realizojë diçka më të veçantë, pasi në të do të aktrojnë disa prej fytyrave të njohura publike si aktori i madh Enver Petrovci dhe Ajselda Xhaxha, vajza e njohur nga “skandali” i përdhunimit nga Leonard Bombaj.

Videoklipi është duke u realizuar nga regjisori Drilon Hoxha, i cili ka publikuar edhe trailerin në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.