>
BIOSHQIP
Biografia
Për Shpresën plot gojë mund të thuhet se është një nga vokalet më të mira që ka skena muzikore shqiptare dhe duket se ka vendosur që të bëj karrierën e saj dhe t’i përkushtohet gjithmonë muzikës por pa bërë shumë zhurmë. Zhurma më e madhe e saj është puna, të cilës i është përkushtuar dhe po e bën shumë mirë, jo vetëm në klipe, mbrëmje muzikore, por edhe në dasma. Shpresa është e shkolluar në muzikë dhe është femra e parë kosovare që ka studiuar instrumentin frymorë trombon.

Më datë 10 Maj 2011, Shpresa Gojani publikon videoklipin "S'eshte Problemi Im". Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Më datë 23 Dhjetor 2012, Shpresa Gojani publikon videoklipin "E Vendosur Jam".

Më datë 14 Korrik 2013, Shpresa Gojani publikon videoklipin "Ma E Mira Ma E Bukura".

Më datë 10 Qershor 2016, Shpresa Gojani publikon videoklipin "Jem Dashuru".

Më datë 10 Qershor 2018, Astrit Mulaj & Shpresa Gojani publikojnë videoklipin "S'ka Si Tupani E Qiftelia".

Në vitin 2021, Shpresa Gojani publikon albumin "Moj Shqipni".