>
LETERSISHQIP

Brenda Pëllëmbës Tënde

Pas mesnate fill
më thirri mëngjesi,
një zile alarmante
më ngriti në këmbë,
por ti mënjanë s'më le
asnjë sekondë:
gjithë ditën rrotull
t'kam ardhur nëpër pëllëmbë.
Nuk di a më ke parë
me sytë e mallit
apo në më ke ndier nëpër ditë
kur rendja e nuk pushoja;
brenda pëllëmbës tënde,
çizmet zinin vend,
që prej aty çdo gjë e rregulloja.