Dy Fjalë
Dy fjalë, palosur si shamizë të bardhë
mi vendose në xhepin përmbi zemër.
Vetëm ti di të shtrosh qetësi
absolute si kjo.
Zhurma precipiton.
Bërthama ime aty mblidhet,
bulëzon rreth-e-për-anë
një lëmsh mallëngjimi
në xhep përmbi zemër.
S'kam asnjë mendim,
asnjë dëshirë,
asnjë fjalë të ndaj,
çdo gjë më tërheq fije
nga shamiza jote.
mi vendose në xhepin përmbi zemër.
Vetëm ti di të shtrosh qetësi
absolute si kjo.
Zhurma precipiton.
Bërthama ime aty mblidhet,
bulëzon rreth-e-për-anë
një lëmsh mallëngjimi
në xhep përmbi zemër.
S'kam asnjë mendim,
asnjë dëshirë,
asnjë fjalë të ndaj,
çdo gjë më tërheq fije
nga shamiza jote.
Më shumë nga Shpresa Ymeraj (Poete)
Komente 0