>
BIOSHQIP

Shyhrete Behluli: S'e Harroj Mësuesin E Parë

07-03-2012
Sot është 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe kjo është një festë e veçantë për këngëtaren Shyhrete Behluli.

Ajo me shumë nostalgji kujton ditët e shkollës, gjegjësisht ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, ku me shumë dashuri e ka pritur mësuesi i saj Daut Tupella. Ndonëse edhe pas shumë vitesh, kur ai tashmë është rreth 80-vjeçar, ajo vazhdon të ketë kontakte me të.

"Mësuesi nuk harrohet asnjëherë, Daut Tupella ka qenë një mësues i dashur për ne nxënësit, sot e asaj dite nuk e harroj ditën e parë të shkollës, njohjen time me mësuesin. Ai tani ka rreth 80 vjet dhe sa herë që flas me të e ndjej atë nostalgjinë për ato vite", ka thënë ajo për "Zëri".

Shyhretja nuk e mohon faktin se tani në ditët e sotme ka ndryshuar çdo gjë për mësuesin, nuk është ai respekt i mëparshëm.

"Mësuesi për ne në atë kohë ka qenë mbi të gjitha, e kemi respektuar shumë dhe e kemi konsideruar si baba. Mirëpo tani kjo nuk ekziston më, tani ka ndryshuar shumë dhe është zbehur respekti nga të rinjtë", është shprehur në fund Shyhretja.
(vipat.info)

Shyhrete Behluli: S'e Harroj Mësuesin E Parë