>
BIOSHQIP

Shyhrete Behluli: Do Punoj Gjithmonë Për Publikun Tim

15-05-2013
Këngëtarja, Shyhrete Behluli, vazhdon suksesin e saj në karrierën muzikore. Ajo është e gatshme të jetë gjithmonë aty ku e kërkon publiku brenda dhe jashtë vendit.

Edhe gjatë këtij sezoni të verës, ajo na bën të ditur se do të jetë e angazhuar me mbrëmje muzikore kudo në vend dhe në diasporë.

Këngëtarja po përgatiti projekte të reja me të cilat do të prezantohet në këto koncerte muzikore.

“Do të punoj gjithmonë për publikun tim, dhe do të mundohem të jem aty ku më kërkojnë adhuruesit e mi” ka thënë ajo për “Zëri”.

Shyhretja për këtë vit paralajmëron edhe videoklipe të reja.

“Natyrisht që nuk do të mungojnë as videoklipet e reja dhe ato do t’i lansojë kur të vjen koha”, tha në fund këngëtarja, Shyhrete Behluli.
(Express)

Shyhrete Behluli: Do Punoj Gjithmonë Për Publikun Tim