TEKSTESHQIP

Shyhrete Behluli
Moj Bardhoke
Lyrics

Moj Bardhok', o moj flok' kunorë
ma ke shtatin bardh' si borë,
bardh' si bora në Shkëlzen,
her' po dejet, her' po bjen;
ma ke shtatin bukuri,
përmjet t'holl', n'unaz' me t'shti;
syt' e zi, qerpik me rrema,
kur po t'shoh, po m'dridhet zemra.
Je m'e mira n'bjeshk' e në vrri,
të ka ra o diftek i zi,
t'ra difteki e t'u skuq faqja,
ku e ke rrit', bardhok', lum dada?
N'hije të venit po pushon,
shpat e m'shpat djali po shkon,
shpat e m'shpat, e mriz mas mrizi,
kur pran' tij pushon bilbili.
Ftyra jote drit si rrezja,
m'i ke vetllat t'holla, t'drejta,
faqet gjak e n'gastarli
t'ash ba huq, pa e përbi.
Kur po qesh, buza me faqe
po t'vjen era manushaqe,
manushaqe, lule blini,
me ty jetën po e lidhi.

DËRGOI: