TEKSTESHQIP

Shyhrete Behluli
Në Ëndërr Më Troket
Lyrics

Në ëndërr më troket
Natë e ditë ndjejë shumë mallë
Të thërras në emër
Dhe e ndjejë se ti je gjallë
sa herë rreh kjo zemër
ndoshta diku ke te ftohtë
ndoshta t'lag ky shi
të qet nana qaj të ngrohtë
ti nuk vjen me pi.

Ref.
Nuk po bahet nata ditë
dielli s'don me dal
Ah sa shumë kam prit
nje lajm per një djal
se pa ty as kjo liri
s'është e bukur
Kthema perendi
Atë djal të zhdukur.

Shpesh në ëndërr më troket
E më mban me shpresë
E pse asnje fjal s'ma flet
Edhe sa do te pres
Dhe marr forcen përsëri
Shpresa ndez si zjarri
Se i gjall eshtë qdo njeri
Derisa ti gjindet varri.

Ref.
Nuk po bahet nata ditë
Dielli s'don me dal
ah sa shumë kam prit
Një lajm për djalë
Se pa ty as kjo liri
S'është e bukur
Kthema perëndi
Atë djalë të zhdukur

Ah sa shumë kam prit
Një lajm për një djal

Kthema perendi
atë djalë të zhdukur.

DËRGOI: