>
BIOSHQIP

Sidrit Bejleri: Me Egoizëm, Dua Të Fitojë Grupi Im

22-01-2013
Sidriti thotë se e ka shijuar shumë këtë eksperiencë… “Duke pasur parasysh finalen e vjetshme, nuk bëj dot parashikime, sepse vendos publiku. E di që po tregohem egoist, por dua që fituesi të jetë nga grupi im. Jam vërtetë shumë i kënaqur nga puna e secilit. Në të dyja edicionet është bërë një punë e madhe, por sigurisht sivjet ishim më të qartë e më të sigurt në atë që kërkonim. E kam shijuar vërtetë këtë eksperiencë duke u përpjekur të sillem ashtu siç jam, duke bërë batuta, pa dashur të marr pozicionin që shpesh i jepet një anëtari jurie. Edhe paneli ka qenë interesant. Alma dhe Eltoni ishin njohje të vjetra të miat. Kisha menduar që kur të mbushja 50 vjeç, mund të kaloja në mësimdhënie, por jo që tani. Por sot mund të them që eksperienca në ‘The Voice’ është një nga majat e suksesit dhe popullaritetit në karrierën time”. Sidriti është lidhur ngushtë me konkurrentët. “Ndoshta vitin e parë lidhja me ta ka qenë më e ngushtë, sepse ishin 5 djem që erdhën me mua në finale dhe kemi kaluar mirë. Unë jam tip që lidhem shumë me njerëzit. Edhe sivjet kemi një marrëdhënie të mirë. Por sigurisht ka përjashtime, sepse ka pasur edhe hipokrizi. Mund të ketë ndodhur që dikush e ka konceptuar ‘The Voice’ si një lloj ‘Big Brother’-i, duke e quajtur si detyrim faktin që ne i kemi dhënë aq shumë”.
(Adelajda Xhamani Bluetooth)

Sidrit Bejleri: Me Egoizëm, Dua Të Fitojë Grupi Im