Më mbaj mend (për 1 muaj)

Sidrit Bejleri - Ah Sa E Bukur Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Ah sa e bukur, sa e bukur
Sa e bukur je në mëngjes
Ah sa i lumtur, yll bote
Kur më shohin dy sytë e zezë

Ah sa e amël, sa e amël,
Sa e amël dashnia e shkretë
Ta bëka zemrën të hidhet
E dridhet si një purtekë

O moj e bukur fort të dua
O moj syzezë, ty o moj perri
Ah seç ma prishe mendjen mua
E s’kam të ngopur jo, me dashuri

Oh sy të zeza, të zeza,
Të zeza sa vezullojnë
Me bisht të syrit, të syrit,
Të syrit më ledhatojnë

O fytyrëhëna nga lotët,
Praruar që më buzëqesh
E imja e bukur, e imja
O e bukur ti do të jesh






Sidrit Bejleri - Ah Sa E Bukur
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Ah Sa E Bukur".
3. Video është e këngës "Ah Sa E Bukur", por nuk këndohet nga Sidrit Bejleri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Sidrit Bejleri:


Komente 0