>
BIOSHQIP

Silva Gunbardhi: Dua Të Mbetem Origjinale Dhe Jo Servile E Politikës

10-02-2013
Këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi, e njohur tashmë për hitin “Të ka lali shpirt”, ka refuzuar që gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, ta transformojë këngën dhe t’i këndojë kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Kënga e cila po thyern rekordet e klikimeve në YouTube dhe po dëgjohet shumë, përkundër vlerësimit jo të mirë që ka marrë nga profesionistët e muzikës ka qenë dhe qendër e debatit në emisionin “Zonë e Lirë”. Arian Çani në një moment kërkoi që ajo ta këndonte këngën duke shndërruar vargjet nga “Të ka lali shpirt” në “Të ka Sala shpirt”. Por, gjatë performancës, ajo refuzoi të këndonte kryeministrin, duke kënduar “Lali, xhan xhan, lali, Çan, Çan”, duke iu referuar kështu Arian Çanit. E pyetur se pse nuk i këndoi kryeministrit Berisha, ajo tha: “Unë kam qenë dhe do të mbetem origjinale në gjithë atë që bëj dhe nuk pranoj të ndikohem kah fryn era”.
(Telegrafi)