A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Silva Gunbardhi, Lidhja Mes Këngëtares Nga Vlora Dhe Reperit Nga Dibra


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  2
[31-08-2013]
Bashkëpunimi i tyre në klipin më të klikuar “Të ka lali xhan” i afroi me njëri-tjetrin në një histori dashurie që tashmë nuk mund ta fshehin. Këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi dhe reperi nga Dibra, Dafi Derti, po jetojnë një lidhje dashurie të cilën edhe pse e kanë bërë publike në profilet e tyre në Facebook me shumë foto pushimesh në Himarë dhe kudo ku kanë dhënë koncerte këtë verë, kanë preferuar ta ruajnë me fanatizëm, duke mos dhënë detaje të hollësishme në media. Të pyetur nga gazeta “Panorama” për të treguar më shumë rreth kësaj historie dashurie, ata kanë pohuar të dy se janë të hapur të flasin për çdo gjë tjetër në media, përveçse për jetën private dhe sidomos për këtë lidhje. Kjo për faktin se ata preferojnë të mos japin asnjë informacion më shumë me gojën e tyre, duke e ruajtur me fanatizëm lidhjen, edhe pse tashmë dalin hapur si çift dhe duken se janë shumë të lumtur.



Kjo është hera e parë që Silva, e cila ka mbi një dekadë karrierë në muzikë, komentohet për një histori dashurie në media. Kurse reperi Dafi Derti u bë i njohur pikërisht në hitin e tyre të fundit, “Të ka lali xhan”, dhe pas këtij suksesi thuhet se ai e shoqëron Silvën në të gjitha koncertet e saj, pasi tashmë bashkëpunojnë në muzikë, dhe ai ka qenë protagonist në disa këngë të saj. Të dy këngëtarët jo vetëm që kanë për foto profili në Facebook fotot të tyre në çift, por edhe i komentojnë ato, fakt që tregon se ata janë shumë të afeksionuar pas njëri-tjetrit dhe po jetojnë një lidhje me të vërtetë pasionante.
 (Panorama)

      Silva Gunbardhi - Te Ka Lali Shpirt (Feat.Mandi & Dafi Derti) [Teksti dhe Klipi]




teksteshqip.com © 2007 - 2017