Ndërsa Ditët

Ndërsa ditët pasonin njëra tjetrën kuptoi se jeta e tij ishte vërtet bosh, dhe c,do ditë i dukej si një kafshatë që duhej kapërcyer me pahir. Me shoqeri të vet ishte disi i distancuar. Kot kërkonte justifikime gjithandej apo te fajësonte dikë. Ashtu ishte gatuar, ashtu e kishin edukuar, me ate mendim qe ai i perkiste asaj shoqerie te larte ndaj edhe jeten duhej ta kishte të kufizuar.
Atëhere c,priste familja e tij prej atij? Më shumë e kishin mërzitur ata me ankesat e tyre se gjendja e tij monotone. Miqte e tij i dukeshin te gjithe pa shije, te gjithe si disa kukulla njëlloj, me të njëjtat mendime, të njëjtat deshira per jetën. Për atë edhe nuk merrte pjesë më nëpër darkimet e tyre, sepse e irritonin të njëjtat batuta në të njejtën atmosferë aristokrate.
Ashtu ne ato mendime u ngrit, duke menduar se kësaj radhe do ta kalonte kufirin e caktuar, dhe në vend që të nisej andej nga kishte për të shkuar, këmbët filluan ta drejtojnë dalëngadalë jasht portës së lartë e të hekurt të shtëpisë. Kureshtar, duke menduar ” po sikur të dilte pa makine?, c,mund ti ndodhte?” . Dhe ashtu vazhdoi hecjen duke u kënaqur me këtë mendim. Rruga nga po hecte ishte një shteg i vogël këmbësorësh nëpër pyll, dhe goxha larg shtëpisë ku banonte. Heci ashtu nja një orë, duke u kënaqur me ajrin plot oksigjen që c,lironin pemët, me melodinë e ëmbël që e përshëndesnin zogjtë, dhe befas u gjend në një udhëkryq. Në të majtë shikonte një rrugë të pa asfaltuar që me siguri të conte në ndonjë fshat, në të djathtë ishte hyrja për në qëndër të qytetit, ndërsa perballë një destinacion i caktuar drejt një qyteti tjetër. I ngulur ashtu në pikën qëndrore te atij udhëkryqi e duke menduar, nuk vuri re se prej rruges se fshatit po vinte me një shpejtësi të c,mëndur një makinë, e cila në disa sekonda u gjend përpara tij. Ndërsa ai u mundua të largohej nga qëndra e rrugës për tju shmangur ndonjë përplasje me makinën, edhe makina nga ana tjeter bëri të njejtën perpjekje për tju shmangur atij. Në fund, me një instikt të cuditshëm, u hodh me sa fuqi pati ne nje ane te rruges, ndersa makina qe u mundua të frenoje devijoi nga rruga dhe ra në një kanal perbri tij.
Ashtu i bërë gjith pluhur u ngrit për të parë a kish pesuar gjë shoferi dhe ju afrua derës së makines e cila ishte e hapur por brenda bosh. Nga mbrapa tij dëgjoi një zë.
”E, c,po beje aty ne mes te rruges djalosh?”
Dhe ai i habitur u kthye vetetimthi nga erdhi zeri dhe u mahnit me pamjen që pa. Nje plake, me një fustan me lule të vogla e ngjyrë manushaqe, e me një cadër dielli në dorë e vështronte duke i buzëqeshur.
” Asgjë, po hecja” i tha ai, akoma më shumë i cuditur.
” Po ju? Pesuat gje?” vazhdoi pyetjen ai, duke menduar qe nje plake si ajo, te mos kishte pesuar sikur edhe tronditjen me te vogel.
”Une, jooo. Jam ne rregull. Po ti qënke gervishtur pak. Eja hyp ne makine se ta mjekoj une”.
Dhe ashtu pa e lënë të ktheje përgjigje plaka e tërhoqi për mënge drejt vetes dhe u drejtuan te dy per nga makina. As vet se kuptoi se si me nje te shtyre makina u gjend ne rruge perseri, vetem se dicka terheqese e beri te vazhdonte i bindur ta ndiqte plaken. Makina e saj u kthye mbrapsht prej andej nga erdhi dhe mbas disa castesh u gjenden perpara oborrit te nje shtepije jo edhe aq te re, dhe pak si te vecuar nga te tjerat.
Hyne brenda dhe mbasi u ul ne nje karriget qe i afroi plaka, pa orendite ne dhome, qe ishin pothuaj si pronarja e tyre, te vjetra, por te rehatshme. Mbrapa tij degjoi hapat e plakes, qe hecte lehte, pa ndjere dhe qe i foli bute.
” Pa hiqi pantallonat tani, të ta mjekoj plagën që të shkaktova une sot” dhe ajo ju ul pothuajse ne gjunje, me nje ene alumini ne dore te cilen me siguri e kishte me uje dezinfektues brenda.
Ai ashtu i ndruajtur sic ishte prej natyre, ngriti vetem kemben e pantallonave lart deri tek vendi i plages. Plaga ishte e vogel, por megjithate kur ajo ja pastroi i percelloi sikur ti kishin vene nje hekur zjarri mbi te. Ashtu me dhembet e shtrenguar nga dhimbja degjoi se plaka e pyeti aq natyrshem, sikur te mos ishte duke pastruar nje plage qe dhimbte por sikur po gatuante ndonje embelsire.
” Më trego biri im, kush eshte ajo princeshe qe ka fatin te jete me ty?” dhe ëmbël e vështroi në sy. Ai u zu ngushte sepse në të vërtet nuk kishte asnjë shoqe e jo më të dashur. Dhe ju kujtua se si e kishte tmerruar atë vajzën që ja kishin sjellë prindërit për tu njohur. Kishte sajuar një skenë të tillë
në mëngjes, që kur ajo të zgjohej ta gjente të varur në mes të dhomës. E c,kuptim kishte të martohej me dikë pa asnjë lloj ndjenje, sic edhe kërkonin prindërit, vetëm që ai të martohej. Vazja e shkretë e llahtarisur kur kishte parë atë skenë kishte dalë jashtë duke ulëritur sa kishte mundur. Ndërsa prindet e tij, as qe kishin lëvizur prej guzhines ku po hanin mëngjesin. Ja kishin mësuar tashmë këtë taktikë të tij, se si i përzinte vajzat me lezet.
” Nuk kam askënd per momentin” vazhdoi të flase ai, thate.
Plaka, nuk tha asgjë, vetëm se e urdhëroi menjehere.
” Cohu, eja me mua sot. Unë kisha dalë për shëtitje andej nga qyteti. Po qe se dëshiron, eja me mua edhe ti”.
Ddhe ai, e ndoqi nga prapa, si qingji qe ndjek memezen e vet. Me teper ju duk se plaka kërceu në makine, hapi kapakun e sipërm të makinës, vendosi një shami rreth kokes dhe ihaaaaaaaa...si kali balosh. Prap me shpejtesi. Ai, edhe pse ju duk entuziaste vozitja me te, prap u gjend pak ne nje ankth te cuditshem. Plaka, e ngiste makinen vertet shpejt, rruget nderronin njera tjetren me shpejtesi ndersa pesiazhet dukeshin te mahnitshme. Me te bukur kete skene e bente shamia e plakes e cila valevitej si nje flamur mbrapa saj, nga shpejtesia e eres. Dikur ndjeu se duhej frenuar pak, se kishin hyre neper rruget e qytetit dhe jo vetem qe ishte rrezik per kalimtaret por edhe vet ata, dhe me e keqja policia mund ti gjobiste. Nuk kaloi shume kur degjoi sirenen e policise qe ju ishte vene per mbrapa. ”edhe kjo na duhej mendoi”, dhe e veshtroi plaken qe ne qetesine me te madhe e shijonte cdo moment te kesaj marrie.
”Ndalu!” i bërtiti ai, duke menduar që në atë zhurëm makine ajo nuk do ta dëgjonte. Por plaka e mëncur u fut në një kthesë për tju fshehur policisë, dhe e ndali aty makinën.
”Bëre shumë mirë që u ndale këtu. Dil prej aty, se tani e ngas unë ” tha ai dhe kërceu menjëherë në anën tjetër të makinës ku edhe i hapi derën plakës, duke mos i lënë vend për kundërshtime.
Plaka ju bind. Ashtu duke vozitur me makinë, pa se u gjendën në një majë kodre, ku prej te ciles poshte dukej deti, dhe qyteti. ” Sa bukur ”mendoi me vete. Sikur plaka tja kishte lexuar mendimet i foli.
” Ndaloje makinen këtu, dua te shplodhem diku aty, se qënka shumë bukur”.
Dhe fundi i asaj mbasditeje i gjeti të dy atje, duke vështruar perëndimin e diellit, dhe atë larmi ngjyrash të mrekullueshme.
Ditët, pasuan njëra tjetrën, dhe ai vazhdonte të shkonte ti bënte shoqeri plakës ashtu fshehurazi. Ndihej i lumtur që kishte një shoqe aq të ëmbël, aq të mëncur dhe që e bënte ta ndiente jetën aq interesante. Ndërsa ajo, herë përgatiste ndonjë ushqim të vecantë, herë bisedonte dhe e dëgjonte djalin për të gjitha brengat e zemrës së tij. Mbrëmjeve vendoste edhe ndonjë muzikë të kohës së saj, dhe ashtu fillonte interesimi dhe diskutimi për melodinë famoze dhe herë herë e pasonte edhe ndonje vallëzim i lehtë. Në keto caste ajo përfitonte nga rasti dhe i mësonte vallëzimet që dinte. Në fillim ai i ndiqte i druajtur lëvizjet e këmbëve të saj, por pastaj...kur mësoi mirë, ai kërkonte vet të vallezonte. Prindërit e tij, duke parë këtë kthesë pozitive të djalit u lumturuan. ” Me siguri, ka rënë në dashuri me ndonjë vajzë ” mendonin, dhe e linin të qetë në botën e tij ku edhe zhdukej me ditë të tëra.
Një mbrëmje plaka mbasi kishin mbaruar së ngrëni darkë, dhe ai po i binte kitarës, i tha.
” Nesër kam ditëlindjen. Do të përgatis dicka të mirë dhe do e festojmë bashkë” i tha ëmbël me një buzëqeshje femijërore në fytyrë, dhe ja përkëdheli lehtë fytyrën me dorën e rrudhur, por të butë si nje pambuk. Dhe ashtu, ai u nis për në ditëlindjen e saj, i veshur me një kostum të cilin e vishte vetëm në raste të vecanta. ”Kjo dite, ishte një nga ato ditë që ja vlente ta vishte” mendoi. Plaka, ishte veshur bukur gjithashtu, me një kostum të cilin nuk e kishte veshur më parë, ngjyrë jeshil, dhe fytyra e saj dukej sikur rrezatonte kristale dielli. Sa u gëzua kur e pa. Hëngrën si gjithmone darkën, vetëm se kësaj radhe një ushqim gatuar me nje delikatese dhe një art më vete. Në atë moment ai gjeti mundësinë ti dhuronte dhuratën për ditëlindje. Ishte një kitarë akustike. Gjatë netëve të shumtë plaka ja kishte mësuar edhe atij të luante në kitarë, dhe tani ishte rasti më i bukur ti dhuronte dicka që ajo e vlerësonte.. Ajo e ledhatoi kitarën, sikur të lëmonte një foshnjë dhe ra në një gjendje melankolike duke e vështruar. Dikur, kur ishin lodhur të dy duke kënduar me kitarë, dhe duke kërcyer, papritur plaka u ndal dhe duke ja marrë të dy duart pranë vetes i tha:
” Në orën 24.00 sonte unë i mbush 80vjece. Ndaj, mendova të iki i dashuri im”.
Ai i tmerruar kur dëgjoi këto fjalë e pyeti menjëherë.
” Ku do të ikësh?” dhe e vështroi gjithë sy e vesh.
” Kam pirë disa kokrra, të cilat do të më vënë ne gjumë mbasi të kalojë ora 24.00 dhe atehere dua të shkoj. Dua te iki e lumtur nga kjo botë. Dhe une jam shume e lumtur sot. Jeten e kam kaluar me te mirat dhe te keqijat e saj. Ndaj vendosa ta perfundoj atë sonte, këtu”.
”Joooooooooooooooooooooo! Ti nuk mund te ikesh tani. ” klithi ai, me dhimbje dhe i tronditur.
”Ngadalë! Mos bërtit. Nuk dua të jetoj më tepër, nuk e kupton? Dua të largohem e lumtur, dhe ky është casti më i përshtatshëm që më është dhënë për tu larguar e lumtur” vazhdoi ajo, duke u munduar ta qetësojë dhe bindë atë.
” Jo, jo, joooo! Jo, tani të lutem. Nuk e kupton që unë të dua?” i tha ai me një zë gati të mbytur.
”Shuuuumë miiiirë. Ti je duke ndjerë dicka, ashtu duhet. Përjetoje c,do moment të jetës tënde, qoftë ajo dashurie apo mërzije. Edhe dhimbja tani tregon pikërisht atë që ti po jeton. Jetoje jetën tënde! ” ju përgjigj ajo qetë, butë dhe me dashuri. Mbas mesnate plaka, vërtet ra në një gjumë të thellë. Ai e dinte që do të vepronte kundër dëshirës së saj, por nga ana tjetër donte ti jepte shpresë kësaj ”ëndërre” që te zgjaste akoma ndaj e thirri spitalin.
Ambulanca pothuaj e rrëmbeu plakën në spital ku u munduan ti bënin lavazh stomakut të saj, por më kot. Zemra e saj kishte ikur, e lumtur, atje ku ajo deshironte, kishte ikur si një pupël e butë, e bukur që e shofim tek fluturon lehtë në ajër, në qiellin e pafund.
I trishtuar sa nuk bëhej më, ai shkoi për nga shtëpija e vet. U mbyll në dhomë, dhe gjithcka ju duk si më parë. Thatë. Pa jetë.
Kishte fjetur pothuaj tre ditë dhe ndihej i dërrmuar. Befas, sytë sa nuk ju verbuan nga drita e fortë që lëshuan xhamat e dritares prej ku nëna e tij, largoi perdet.
” Zgjohu biri im. Dil me shokët se po te presin përjashtë. A nuk e ke lënë me ta për sot, të dilnit piknik?” i tha ajo, duke ja tërhequr mbulesën dhe duke i fërkuar flokët e verdhë e kacurrelë.
”Piknik?”, mendoi. U habit, dhe skuptoi për c,farë e kishte fjalën nëna e tij. U ngrit dhe zgjati kokën ke dritarja. Pa se dy makina kadillak, me disa të rinj djem e vajza po e prisnin në oborr. U mendua, dhe u habit që si kujtohej asgjë. E pyeti nënën në c,orë kishte rënë të flinte, dhe ajo i tha; ” si gjithmone, mbas darke”. Ne kokë kishte akoma fytyrën e plakës, dhe nuk po gjente dot fillin e lidhjes me të. Thua të kishte parë ëndërr, apo ndonjë film, apo mos kishte lexuar ndonjë roman. Me këto mendime, pa thënë asnjë fjalë u vesh dhe u drejtua për nga shokët që e prisnin.
Kur doli jashtë makine, ndjeu akoma freskinë e atij mëngjesi. Pa i habitur se vëndi ku ishin ndalur ishte i njohur për të, dhe ashtu ngadalë, u shkëput pak prej grupit dhe filloi të hecte drejt asaj pike ku ”mendoi” ishte ulur bashkë me plakën. Deti dukej poshtë si nje pishinë e ngrohtë gati për tu larë e dielli, njëlloj si atëherë, i kristaltë, i pastër. U ul pranë, duke menduar ” s`mund të ketë qenë ëndërr”, dhe papritur sytë i zunë pak më poshtë vendit ku ishte ulur një një send që shkëlqeu. E tërhoqi drejt vetes dhe i habitur njohu kitarën akustike, të cilën ja pat dhuruar plakës për ditëlindje. E mori, dhe e shtrëngoi në dorë fort, si të kishte përkëdhelur plakën.
” Uauuu, paske marrë kitarën me vete?” ju afruan disa nga të rinjtë të cilët menjëherë kërkuan prej tij, të luante ndonjë pjesë, dhe ai i gëzuar filloi të luajë melodinë qe i pati mësuar plaka. Ashtu në atë kenaqësi, mes shokëve të tij, ju buzëqeshi ëmbël dhe për herë të parë kuptoi domethënien e fjalëve të fundit të plakës ” Shuuuumë miiiiirë! Jetoje jetën tënde!”.

- tregim nga Silvana Berki


Nuk ka akoma asnjë votë