>
LETERSISHQIP

Amaneti

AMANET...një amanet më la miku im!
”shkruaj në cdo ditë, c, do mendim, c, do ndjenjë
shkruaj... dhe sikur gjuhën me gërshërë të ta presin
shkruaj... dhe sikur trupin pa duar të ta lenë”.

Dhe kështu ditët pasonin...fluturimin...
nëpër shkrime pambarim ndihesha me jetë.
Kish ditë... kur rrebeshet ma mbytnin shpërthimin,
kish ditë... ku me larminë habitesha dhe vetë.

AMANET...thesar më la miku im!
Ta prekja c, do jetë mes psherëtima trëndafilash,
nga larg ta ledhatoja të dashurin vendin tim,
e mbi të...të derdhja, një perde zymbylash.

Nga aromë e tyre... të gjeja shtëpinë...
butë mbi to të shkelja, dehur...parfumuar...
Nga mbrapa AMANET po lë shaminë...
dritë, pishtar të jetë... cdo zemre të vetmuar.