>
BIOSHQIP

(1932-1963)

Biografia
Sylvia Plath ishte poete, romansiere dhe noveliste amerikane e lindur më 27 tetor 1932 në Boston. Ajo është më e njohur për poezinë e saj, poashtu ka shkruar edhe një roman gjysmë autobiografik, The Bell Jar me pseudonimin Victoria Lucas, në të cilën ka përshkruar luftën e saj me depresionin. Së bashku me Anne Sexton, Plath bënë një lëvizje të re në poezinë amerikane, në drejtimin të cilin e filluan Robert Lowell dhe W.D. Snodgrass. Plath u bë e njohur me jetën e saj private, në të cilën e përcollën probleme të shumta dhe martesa me poetin anglez Ted Hughes. Ajo bëri vetëvrasje më 11 shkurt 1963 në Londër dhe u bë ikonë e feminizmit dhe e vuajtjes. Pas vdekjes, më 1982 u nderua me çmimin Pulitzer, për veprën "The Collected Poems". Për jetën e saj, më 2003 u realizua edhe filmi "Sylvia" i regjisores Christine Jeffs, nga Zelanda e Re, ku rolin e Sylvia Plath e luan Gwyneth Paltrow, ndërsa të Ted Hughes Daniel Craig.