>
LETERSISHQIP

Menada

Dikur kam qenë e rëndomtë:
Rrija ndanë fasuleve të tim eti,
Duke u mëkuar me gishtat e urtësisë.
Shpesët jepnin qumësht.
Kur plaste bubullima, fshihesha poshtë një rrase.

Nëna e gojëve nuk më donte.
Plakushi u rrudhos dhe u shndërrua në një kukull.
O, jam tepër e madhe dhe tashmë nuk kthehem:
qumështi i shpesëve – janë pendët,
Gjethet e fasules janë memece, si duart.

Ky drapër hëne pakkujt i bie për hosh.
Piqen të vdekurit në gjethet e rrushit.
Mes nesh është gjuha e kuqe.
Mama, sikter prej oborrit tim, –
Unë po filloj të ndryshoj.

Gllabërues, o kokë qeni,
Ushqemë me frutat e territ.
Qepallat nuk mbyllen. Koha
Kundron shkëlqimin e pambarimtë
Prej kërthizës së madhe të diellit.

Duhet t’i gëlltis të gjitha këto.
Ledi, kush janë ata të panjohur në vozën e hënës, –
Që flenë të dehur, me këmbë e duar në grindje?
Nën këtë dritë gjaku duket i zi.
Thomani emrin tim.