Më mbaj mend (për 1 muaj)

Në Ënderr U Plaka

Në ënderr u plaka
Me dolen rrullat vija vija
Floku fije fije më është thi
Në enderr u plaka e kjeç femi

Mjegull e errt në syt e mi
Me nje shok vetin e shof
Vesh gjat e plak me shkop
I vetmuar dhe i kotë

Neper bjeshket e Malesis
Duart mas shpinet dhe jam nis
Tuj dal nalt nalt perpjet
tufa tufa si bora në bjeshkë

Krejt d'banishta kishte dal
Njerz të moshuar i shof në ball
Si fjollë bore nëpër çatia
Në qosh të kafkanit qaj si fmija

Sa e gjat o Zot kjo dit
Syt e plakur keq bëjn drit
Rrullat në ballë i kam prek
Me thinja në krye, kush jam vet

Dikush zerin po e lshon
Nje zë gruajet vesht mi shpon
Si termet qe vjen per dhe
Zgjohu burr se kohen e ke

Hala endrra po me plak
Sikur plaku rri ne shtrat
Zerin burr e trupi si femi
Në enderr u plaka e kjeç i ri

Dikur gjumi po me del
Nje Drit diellit n'sy shkelqen
Kam kalua nje natë te gjat
Vuajtjet e mia u bën varg

- poezi nga Simon Gjonaj


- U dërgua nga SimonGj1 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim