Më mbaj mend (për 1 muaj)

Jeta Dhe Vlera

Hupi jeta edhe vlera
Sot ndegjohen keng te tjera
Nuk jan fyelli e tupanat
Jan lan armet dhe taganat

Brima vaj eshte ndalua
Koha e vjeter eshte harrua
Kur dikur trimat tonë
Vaj kan thirr neper mortë

Varferi e madhe neper fshat
Të arnuar deri në qafë
Bukë e Shllin edhe qep
Knaqej shpirti paj i lezet

Ne kohe te vjeter dikur motit
Me ugill e vragojt t'gjarmit
Rrotullim varg te gjith
Me dor e mbanin t'bardhin plis

Kaloj jeta e fukarallekut
Erlli dita e horllekut
Vesh e bath si Zotni
Nuk flet kush sot me ty

Sot te gjitha jan ne dorë
Me nje pull bën mrrekullin
Hapet dera e mbyllet dera
Plot kamera e kem shpin

Jemi hapur nuk na nxen dera
mendje e madhe na vjen era
Rahat boll dhe Zogjin
Rrobt me firm dhe me çmim

Medet plisi edhe pushka
Si na u vyshken neper kulla
Dyert e saj ju kan mshel
Jetojm jeten krejt pa vlerë.

- poezi nga Simon Gjonaj


- U dërgua nga SimonGj1 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim