>
LETERSISHQIP

Gjergji Dhe Ademi

Toka ime e bekuar
A thua d'bit ty t'kan ruajt
Si dikur vet me Shqiptar
Qe nuk lam kan me na nda

Ty o gur dhe shkemb i gjall
Qe me dekada te kem pergjak
Po ju ndjek lart nga lumnija
Dhe ju vellezer e motra t'mija

Jemi mir kur jeni bashk
Se keshtu gjithmon kemi dasht
Sikur Gjergji dhe Ademi
Amanetin e çuam te vendi

Mos harroni vellezeri
Dhe kosova eshte Shqiperi
Mos gaboni me ju nda
Zoti vet ka me ju vra

Jam Ademi i drenices
Po ju Shikoj me pikllim
Gjergji e Isa me bejn pyetje
A ka mbet ndonje trim

Bini trima mos u mrrolni
Se po humbim ket flori
Ku te gjith me gjak e bronim
Emrin e saj Nane Shqiperi

Kemi flamurin Ilirian
Qe pergjaki nje ballkan
Kemi Shqipen dy krenare
Qe fluturon e lirë në troje

Rahat trupi nuk qetsohet
Pa ju pa ne nje flamur
Se ashtu lirija fitohet
Te jemi bashk sot o kurr