Më mbaj mend (për 1 muaj)

E Du

Unë pa ty jo nuk po jetoj
Edhe nëse jetoj keq e çoj
Vetem me ty u ndjeva i gjallë
E Jetoj jetën vetëm sa me thanë

Sa herë shiun unë e shikoj
Mendja tek ty mua më shkoi
Sa kemi kaluar bashkë ne të dy
Të kisha pike loti, unë ty në sy

Ref:
Ooo pooo e du,vërtet e du
Më dhem shpirti,me e perqafu
Ooo Pooo e du,  një fjal me ja thanë
Krejt botën unë per ty e kisha dhanë

Gjithçka me ty e ëndërrova
T'vesh nuse me fustan të bardhë
Unë dhe ti pran Zotit bashkë
gjithçka të ishte si një përrallë

Edhe pse kurrë nuk të përmenda
Asnjëherë s'të kam harruar
Në çdo minutë të jetës time
Vetëm ty jam tuj të kujtuar

- poezi nga Simon Gjonaj


- Poezia u dërgua nga SimonGj1 -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet